KODI I MIRËSJELLJES [1]


Personeli i UNMIK-ut[2] gjatë gjithë kohës duhet t’i përmbahet standardeve më të larta të integritetit dhe të sjelljes dhe te trajtoj të tjerët njëlloj me respekt pavarësisht nga raca, përkatesia kombëtare, origjina etnike apo sociale, feja, mosha, gjinia, statusi martesor, orientimi seksual i tyre apo baza të tjera.

Çdo formë e diskriminimit ose ngacmimit është rreptësisht e ndaluar dhe nuk do të tolerohet në UNMIK.

Imuniteti


1. Privilegjet dhe imunitetet e dhëna personelit të UNMIK-ut u përkasin vetëm për kryerjen e detyrave zyrtare. Imuniteti i tillë funksional nuk e liron personelin e UNMIK-ut nga ndjekja për veprat e kryera penale, shkeljet e ligjeve vendore apo nga ndonjë akt tjetër i shkeljes së sjelljes, që mund të jetë në kundërshtim me frymën e Kartës së OKB-së apo me mandatin e Misionit.

Standardet e përgjithshme


Personeli i UNMIK-ut, duhet të:

2. Trajtoj secilin person me respekt, mirësjellje dhe konsideratë. Tregon kujdes ndaj kulturës vendore, traditës dhe fesë, duke ju përmbajtur rreptësisht ndjeshmërisë ndaj raporteve gjinore.

3. Sillet në mënyrë profesionale dhe të disiplinuar.

4. Demonstroj mirësjellje ndaj të gjithë anëtarëve të Misionit dhe gjithnjë të jetë i vetëdijshëm për shumëllojshmërinë e prejardhjes natyrore dhe origjinës multi-kulturore të Personelit të UNMIK-ut.

5. Nxit, përkrah dhe avancon standardet e OKB-së si dhe raporton për shkeljet e mirësjelljes kur ato ndodhin.

6. Është i paanshëm gjatë gjithë kohës, në veçanti me popullatën vendore. Personeli i UNMIK-ut nuk duhet të përfshihet në aktivitete të cilat nuk janë në përputhshmëri me detyrat e tij, duke përfshirë dhënien e deklaratave publike, të cilat mund të reflektohen të pafavorshme në statusin e tyre si paqeruajtës apo mund të kompromentojnë paanësinë e tyre. Të gjitha kërkesat e mediave duhet të dërgohen përmes Departamentit për informim publik të UNMIK-ut.

7. Ushtron pjekurinë më të lartë në ruajtjen e informatave të besueshme për të gjitha çështjet e detyrës zyrtare. Personeli i UNMIK-ut nuk duhet të transmetoj asnjë informatë të tij të fituar gjatë punës zyrtare, tek ndonjë qeveri, entitet, person apo ndonjë palë tjetër e interesuar, e cila nuk është bërë publike, përveç nëse përdoret në rrjedhën normale të detyrave të tyre ose nëse autorizohen nga kryesuesi i Misionit. Personeli i UNMIK-ut nuk e ndryshon, shkatërron, vë gabimisht, paraqet si të papërdorshëm me qëllim asnjë dokument zyrtar të besuar atyre sipas funksioneve të tyre.

8. Nuk i përdorin zyrat e tyre apo njohurinë e fituar nga funksionet e tyre zyrtare për përfitime private, financiare ose të kundërtën, apo për përfitim të çfarëdo pale të tretë, përfshirë familjen, shokët dhe të favorizuarit e tyre.

9. Ushtron kujdesin më të madh gjatë drejtimit të të gjitha llojeve të automjeteve, në veçanti automjeteve të OKB-së dhe i përmbahet “Manualit për shoferët e UNMIK-ut”.

10. Ti përmbahet ligjeve vendore dhe të përmbushë të gjitha obligimet private ligjore dhe financiare, përfshirë edhe respektimin e rregullave të komunikacionit, përmbushjen e alimentacionit dhe pagesave për mbështetjen e fëmijëve, pagesën e borxheve dhe faturave dhe pagimin për shërbimet e përfituara sipas kërkesës.

Personeli i UNMIK-ut me përgjegjësi udhëheqëse, duhet të:

11. Jetë përgjegjës në veçanti në përkrahjen e standardeve të mirësjelljes së OKB-së, përfshirë edhe përgjegjësitë shtesë si: i) të paraqet shembull të mirë për të tjerët; ii) të përkujdeset që personeli i tij të fitoj njohuri për standardet që priten nga ata; iii) krijimin e ambientit të punës që parandalon sjelljet e këqija; dhe iv) krijimin e një ambienti që zbaton raportimin e shkeljes së sjelljes pa pasur frikë nga masat ndëshkimore.

12. Nuk e shpërdoron pushtetin e tij dhe e ushtron atë në mënyrë që jo vetëm se duket të jetë i sinqertë dhe transparent por gjithashtu mund t’i përballoj shqyrtimit rigoroz.

 
Sjellja e pahijshme seksuale


13. PSSP-ja kërkon nga i gjithë personeli i UNMIK-ut zbatimin e strategjisë së Sekretarit të Përgjithshëm “Zero tolerancë” ndaj shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual (SHKS)[3 . I gjithë personeli i UNMIK-ut, dhe posaqërisht mbikëqyrësit, janë të obliguar të krijojnë dhe mbajnë një mjedis, i cili parandalon SHKS-në.

14. Rreptësisht ndalohet çdo formë e prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe shkëmbimit për para, punësimit, premtimit për punësim në të ardhmen, shkëmbimi i të mirave materiale dhe shërbimeve për seks ose favore seksuale .[4]

15. Marrëdhënia seksuale me persona nën moshën 18 vjeçare është e ndaluar sipas ligjeve të OKB-së. Besimi i gabueshëm rreth moshës së personit nuk mund të shërbejë si mbrojtje.

Alkooli dhe droga


16. Drejtimi i automjeteve motorike nën ndikimin e alkoolit dhe drogës është shkelje e rëndë; personeli fajtor i UNMIK-ut mund ti nënshtrohet masave disiplinore dhe ndjekjes penale.

17. Trafikimi i narkotikëve të rrezikshëm ose substancave psikotropike është rreptësisht i ndaluar. Një veprim i tillë paraqet vepër penale e cila sanksionohet sipas Ligjit të përkohshëm penal[5] të Kosovës dhe përpos masave disiplinore mund të shpie deri tek ndjekja penale vendore .

Prona dhe pasuria e Misionit


18. Personeli i UNMIK-ut ushtron administrim të përgjegjshëm dhe është përgjegjës për tërë pasurinë e UNMIK-ut. Rreptësisht ndalohet keqpërdorimi i kompjuterëve të Misionit për krijimin, shkarkimi, ruajtjen dhe apo qarkullimin e materialit pornografik ose materialeve të tjera ofenduese. Në rast të humbjes apo dëmtimit të pasurisë së UNMIK-ut duhet menjëherë të informohet Sigurimi i UNMIK-ut.


[1] Ky Kod i mirësjelljes duhet të lexohet së bashku me Rregulloren dhe rregullat e personelit të OKB-së, që vlejnë për të gjithë personelin e Kombeve të Bashkuara. Për Kodin e mirësjelljes gjithëpërfshirës shih Buletinin e Sekretarit të Përgjithshëm mbi “statusin, të drejtat themelore dhe detyrat e anëtarëve të stafit të Kombeve të Bashkuara” (ST/SGB/1998/19) në Intranetin e Selisë kryesore të Kombeve të Bashkuara (vizito Intranetin e UNMIK-ut, linku është në faqen e parë)


[2]Për qëllime të këtij Kodi të mirësjelljes, termi “Personeli i UNMIK-ut” përfshin civilët ndërkombëtarë të UNMIK-ut dhe stafin vendor, vullnetarët e Kombeve të Bashkuara, oficerët e policisë civile, zyrtarët ndërlidhës ushtarakë, konsulentët, si dhe kontraktuesit e pavarur dhe të përbashkët të angazhuar nga UNMIK-u.

[3]T’i referoheni ST/SGB/2003/13: Masat e veçanta për mbrojtje nga Shfrytëzimi dhe keqpërdorimi seksual, për detaje mbi strategjinë e OKB-së “Zero tolerancë” për SHKS-në.

[4] Shih gjithashtu Qarkoren informative nr. 29 mbi Prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore në Kosovë, të datës 15 tetor 2002.

[5]Shih nenet 229 – 231 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, të aprovuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2003/25, të datës 6 korrik 2003.

© Conduct&Discipline 2007