![]() |
Plani i Veprimit tė Partneritetit Evropian (PVPE) ėshtė njė komponentė e rėndėsishme e procesit tė integrimit Evropian tė Kosovės dhe ėshtė miratuar nga Qeveria e Kosovės me datėn 9 gusht 2006. PVPE nuk i pėrgjigjet vetėm prioriteteve tė azhurnuara tė Partneritetit Evropian, por ai gjithashtu synon tė zbatoj dhe tė pėrshtas procesin e Standardeve pėr Kosovėn, nė kėtė mėnyrė duke lejuar qasjen e pėrbashkėt pėr tė dy proceset. Kėshtuqė, ky plan i veprimit e zėvendėson dhe e kombinon nė njė masė, planin e veprimit tė mėparshėm pėr zbatimin e Partneritetit Evropian dhe Planin e Implementimit tė Standardeve pėr Kosovėn (PISK). Ky dokument gjithpėrfshirės pėrcakton masat tė cilat institucionet e Kosovės synojnė tė ndėrmarrin pėr tė arritur prioritetet e caktuara nga Partneriteti Evropian dhe pėr tė plotėsuar Standardet pėr Kosovėn.
Procesi
i Integrimit Evropian PSA lejon secilin vend nė fjalė qė me hapat e tij tė shkojė nė drejtim tė integrimit tė metejmė nė BE. Qė tė siguroj qė Kosova tė marr pjesė plotėsisht nė PSA dhe tė lejoj Serbinė tė ec hapave tė saj, ėshtė krijuar Mekanizmi Pėrcjellės i Stabilizim Asociimit (PSA), si mjet i veēant pėr Kosovėn. MPS pėrbėn njė forum pėr dialog ndėrmjet Kosovės dhe Bashkimit Evropian dhe deri mė tash ka treguar se ėshtė njė mjet i vlefshėm ti ndihmoi autoritetet e Kosovės nė udhėheqjen e reformave tė Kosovės dhe tė siguroi se Kosova pėrfiton nė mėnyrė tė plotė nga instrumentet e ndryshme tė PSA. Elemente tė rėndėsishme tė MPS janė takimet e rregullta tė nivelit tė lartė ndėrmjet ekspertėve tė KE dhe autoriteteve tė Kosovės. Nė mėnyrė qė tė bėhet pėrparim brenda PSA dhe pėrafrim mė i afėrt me BE, vendet duhet tė plotėsojnė kėrkesat politike dhe ekonomike tė cilat bazohen nė Kriteret e Kopenhagės. Priorietet mė urgjente tė cilat vendet pjesėmarrėse nė PSA duhet tė trajtojnė gjinden nė Partneritetin Evropian. Kėto dokumente, tė hartuara nga Komisioni Evropian dhe tė miratuara nga Kėshilli i Bashkimit Evropian, i udhėzojnė politikat e shteteve tė ndjekin praktikat mė tė mira Evropiane si dhe tė miratojnė acquis communautaire (i tėrė trupi i legjislacionit Evropian) si dhe ofrojnė udhėzime pėr asistencėn financiare dhe teknike te BE-sė. Pėrveē kėsaj, nė rastin e Kosovės, Partneriteti Evropian gjithashtu trajton tetė Standardet pėr Kosovėn. Nė qershor 2004, Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit Evropian ka miratuar Partneritetin e parė Evropian me Serbinė dhe Malin e Zi, pėrfshirė Kosovėn tė pėrcaktuar nga Rezoluta 1244 e KS tė OKB. Me datėn 30 janar 2006, Kėshilli ka miratuar partneritetin e ri i cili i ėshtė pėrshtatur pėrparimit tė bėrė gjatė kėsaj kohe. Nė
pėrgjigje tė identifikimit tė prioriteteve, autoriteve kombėtare ju
kėrkohet tė hartojnė Planin e Veprimit tė Partneritetit Evropian, i
cili pėrmban veprimet tė cilat autoritetet synojnė ti ndėrmarrin pėr
tė arritur ato prioritete, dhe si e tillė kjo ofron njė agjendė me tė
cilėn matet pėrparimi. Si pėrgjigje ndaj Partneritetit Evropian tė prezantuar
nė janar 2006, ėshtė zhvilluar njė PVPE i ri gjatė gjashtė muajve tė
parė tė vitit 2006, i cili nė gusht 2006 ėshtė miratuar nga Qeveria
e Kosovės.
Standardet
pėr Kosovėn dhe Integrimi Evropian Struktura
e Planit tė Veprimit Akterėt
nė Kosovė Pėr mė shumė informata, mos ngurroni tė kontaktoni Zyrėn e UNMIK-ut pėr Integrime Evropiane tė Shtyllės sė IV . |
| www.unmikonline.org |