Skip Ribbon Commands Skip to main content
Help (new window)
Sign In
Navigate Up

Lajmet e fundit të PKDNJ

30/04/2013 - Në prill të vitit 2013, gjatë seancës së tij të 60-të, Paneli miratoi shtatë mendime për bazueshmërinë. Këto  dokumentet e lartcekura do të  paraqiten në këtë faqe përafërsisht për një muaj. Për detaje të mëtejshme luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit.

 

03/04/2013 - Raporti vjetor i Panelit për vitin 2012 është shpallur në uebsajtin e tij. Si zakonisht, ai paraqet një pasqyrë të aktiviteteve të Panelit nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2012. Në veçanti,  mbulon çështje që lidhen me përbërjen e Panelit dhe ngarkesën e punës, zhvillimet e rëndësishme në praktikën e tij gjyqësore (duke ju referuar vendimeve/mendimeve të caktuara) dhe aspekte të caktuara të implementimit të rekomandimeve të Panelit. Teksti i plotë në gjuhën angleze gjendet këtu <English> ; përkthimi në gjuhën shqipe dhe serbe do të shpallet së shpejti. Për detaje luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit.

 

18/03/2013 - Në mars të vitit 2013, gjatë seancës së tij të 59-të, Paneli miratoi gjasht mendime për bazueshmërinë dhe tri vendime për pranueshmërinë. Të gjitha dokumentet e lartcekura do të  paraqiten në këtë faqe përafërsisht për një muaj.  Paneli gjithashtu miratoi Raportin Vjetor 2012, i cili do të behet publik së shpejti. Për detaje të mëtejshme luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit.

 

Më 8 mars 2013, Paneli ka publikuar mendimin e tij për lëndën B.A. kundër UNMIK-ut, nr. 52/09, i cili është miratuar më 1 shkurt 2013. Ankesa ka të bëjë me mungesën e hetimit për zhdukjen dhe vdekjen e babait të ankuesit në Prishtinë, menjëherë pas ardhjes së UNMIK-ut në Kosovë, në qershor të vitit 1999. Paneli ka konstatuar se UNMIK-u ka shkelur obligimin e vet procedural, të paraparë në nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut. Paneli rekomandoi që UNMIK-u të ndërmerr hapa në trajtimin e efekteve të shkeljes, duke përfshirë në mes të tjerash: pranimin publik të përgjegjësisë së tij dhe ndërmarrjen e hapave të duhur drejt të pagesës së kompensimit për ankuesin lidhur me dëmin e përjetuar moral. Teksti i plotë i këtij mendimi mund të gjendet  në faqen e internetit të PKDNj-së <këtu>. 

 

26/02/2013 - Në shkurt të vitit 2013, gjatë seancës së tij të 58-të, Paneli miratoi dy mendime për bazueshmërinë dhe dy vendime për pranueshmërinë. Të gjitha dokumentet e lartcekura do të  paraqiten në këtë faqe përafërsisht për një muaj. Për detaje të mëtejshme luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit. 

 

04/02/2013 - Në janar të vitit 2013, gjatë seancës së tij të 57-të, Paneli miratoi dy mendime për bazueshmërinë dhe dy vendime për pranueshmërinë. Të gjitha dokumentet e lartcekura do të  paraqiten në këtë faqe përafërsisht për një muaj. Për detaje të mëtejshme luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit.

 

13/12/2012 - Në dhjetor të vitit 2012, gjatë seancës së tij të 56-të, Paneli miratoi dy mendime për bazueshmërinë dhe 11 vendime për pranueshmërinë (lidhur me 12 ankesa). Të gjitha dokumentet e lartcekura do të  paraqiten në këtë faqe përafërsisht për një muaj.  Për detaje të mëtejshme luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit.

 

15/11/2012 - Me 14 dhe 15 nëntor 2012, delegacioni nga PKDNj është pritur në Strasburg  nga përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut  (GJEDNj). Në këtë takim u diskutua sistemi ligjor i tanishëm i GJEDNj-së dhe i PKDNj-së. Takimi është pasuar me një pritje formale të gjyqtarit Paul Lemmens, ish-anëtar i Panelit të PKDNj-së.

 

05/11/2012 - Më 1 nëntor 2012, një anëtar i ri i Panelit Këshillëdhënës për të Drejta e Njeriut i UNMIK-ut, znj.  Françoise Tulkens, dha betimin para PSSP-së, z. Farid Zarif. Ceremonia u pasua me një diskutim të shkurtër të çështjeve të rëndësishme që lidhen me funksionimin e Panelit. Me përfshirjen e znj. Tulkens, Paneli përsëri është në përbërje të plotë. Për informacione të mëtejme luteni t’i referoheni faqes së internetit të PKDNJ.

 

01/10/2012 - Në shtator të vitit 2012, gjatë seancës së 53-të dhe përmes mjeteve elektronike, Paneli miratoi 1 mendim për bazueshmërinë (lidhur me 1 ankesë), 22 vendime për pranueshmërinë (lidhur me 26 ankesa) dhe 1 vendim për një kërkesë për rishqyrtim. Të gjitha dokumentet e cekura do të shpallen në këtë faqe përafërsisht pas një muaji. Për detaje të tjera kontaktoni Sekretariatin e Panelit.

 

20/09/2012 - Z. Paul Lemmens, i cili ka qenë anëtar i Panelit këshillëdhënës për të drejta të njeriut që nga themelimi i tij në janar të vitit 2007, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij më datën 13 shtator 2012 për të marr postin e gjyqtarit të zgjedhur nga Belgjika në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm ka emëruar z. Fracoise Tulkens, ish-zëvendëspresident i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, si pasues të tij.

 

04/09/2012 - Më 24 gusht 2012 Paneli përfundoi sesionin e tij të 52-të, ku miratoi 3 mendime për bazueshmëri (lidhur me 6 ankesa) dhe 37 vendime për pranueshmëri (lidhur me 72 ankesa). Mendimet dhe vendimet do të vendosen në këtë faqe pas afro një muaji. Për hollësi të tjera, ju lutemi të kontaktoni Sekretarinë e PKDNj-së.