Turn on more accessible mode Turn off more accessible mode Skip Ribbon Commands Skip to main content

Human Rights Advisory Panel

Help (new window)
Sign In
Navigate Up
This page location is:
UNMIK online > hrap > Albanian
Search
UNMIK online > hrap > Albanian

Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut

  • Rreth neshCurrently selected
  • Rregulloret
  • Komunikatat për shtyp
  • Anëtarët e panelit
  • Kontakto
  • Rastet
    • Rastet sipas numrit
    • Rastet sipas ankuesit
    • Rastet sipas Datës
  • Raportet Vjetore
  • HRAP English
  • HRAP Српски
  • UNMMIKonLine
Page Image
Page Content
 

 Lajmet e fundit nga PKDNJ

 
  • 30/04/2013 - Në prill të vitit 2013, gjatë seancës së tij të 60-të, Paneli miratoi shtatë mendime për bazueshmërinë. Këto  dokumentet e lartcekura do të  paraqiten në këtë faqe përafërsisht për një muaj. Për detaje të mëtejshme luteni të kontaktoni Sekretariatin e Panelit.   03/04/2013 - Raporti vjetor i Panelit për vitin 2012 është shpallur në uebsajtin e tij. Si zakonisht, ai paraqet një pasq... (read more)
 
Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut (Paneli) shqyrton ankesat për shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut që janë kryer nga apo i atribuohen Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), dhe i bën rekomandime Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) në Kosovë kur një gjë e tillë është e duhur. Paneli është i përbërë prej tri anëtarëve të Panelit të cilët takohen në Prishtinë çdo muaj për të marrë vendime për ankesat e paraqitura kundër UNMIK-ut. Kryetari i Panelit e drejton punën e Panelit dhe Sekretariati me bazë në Prishtinë i ofron mbështetjen ligjore dhe administrative.
 
Çdo individ i cili beson se UNMIK-u është përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut mund të ankohet në Panel dhe të kërkojë vendim për atë pohim. Personat e tillë e iniciojnë procedurën e ankesës me paraqitjen e ankesës pranë Panelit. Më pas Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme në bazë të legjislacionit në fuqi dhe për këtë merr vendim.
 
Nëse ankesa është e pranueshme, Paneli më pas jep mendimin nëse UNMIK-u është përgjegjës për shkeljen e njërit nga traktatet e ndryshme të të drejtave të njeriut, mjete që janë në fuqi në Kosovë. Nëse Paneli konstaton se është bërë shkelje, mendimi mund të përfshijë rekomandimet drejtuar PSSP-së. Pastaj PSSP-ja publikisht duhet të tregojë si ai/ajo do të reagojë ndaj rekomandimeve.
 
Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut është mekanizmi i vetëm ekzistues për të drejtat e njeriut që në mënyrë specifike merret me shkeljet e të drejtave të njeriut që pohohet se janë kryer nga Misioni i Kombeve të Bashkuara apo që i atribuohen atij.
 
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve të reja në Komision ka qenë 31 mars 2010.
 
Për informacione të mëtejshme luteni që t’u referoheni lëndëve të publikuara dhe raporteve tona vjetore.
 
  • Të dhënat e fundit statistikore i gjeni këtu.
  • Merr azhurnimet më të reja përmes RSS: