UN Home
UNMIK Home  

PYETJET QË PARASHTROHEN MË SHPESH

Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2005/16 mbi Lëvizjen e personave në Kosovë dhe jashtë Kosovës

Q. A e krijon kjo Rregullore regjimin e vizave?

A. Kjo Rregullore nuk e krijon regjimin e vizave. Nuk kërkohet pagesë nga asnjë person që kërkon të hyjë në Kosovë. Rregullorja është një masë që ka për qëllim përmirësimin e kontrollit kufitar, kryesisht të orientuar kundër aktiviteteve të krimit të organizuar dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

Q. Kush kërkon autorizim për hyrje në Kosovë? A kërkohet aplikacioni me shkrim për kerkimin e autorizimit për hyrje në Kosovë?

A. Nga asnjë person nuk do të kërkohet autorizim me shkrim për të hyrë në Kosovë. Të gjithë personat që duan të hynë në Kosovë dhe të cilit nuk janë:

  • Persona që posedojnë dokumentin e udhëtimi të UNMIK-ut, bashkëshortët e tyre apo anëtarët e varur të familjes të moshës nën 18 vjeçare;
  • Persona që posedojnë një letërnjoftim ku ceket se bartësi është banor i përhershëm i Kosovës, bashkëshortët e tyre ose anëtarët e tyre të varur të moshës nën 18 vjeçare;
  • Persona të autorizuar nga organi përkatës i pushteti që të jetojnë për kohë të pacaktuar në Kosovë bazuar në udhëzimet dhe rregullat të krijuara nga Qeveria në bashkërendim me UNMIK-un;
  • Persona që disponojnë me dokumentin e udhëtimit ose letërnjoftimin e Unionit Serbi dhe Mali i Zi;
  • Anëtarë të UNMIK-ut apo të KFOR-it;
  • Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara apo ekspertë që gjenden në mision të Kombeve të Bashkuara;
  • Zyrtarë të organizatave ndërkombëtare qeveritare që kanë zyrë të hapur në Kosovë apo zyrë e ndërlidhjes të një qeverie të huaj në Kosovë;
  • Personave që posedojnë një dokument udhëtimi të Maqedonisë apo të Shqipërisë do t’u kërkohet që të bëjnë një aplikim me gojë në pikën kufitare të hyrjes për të hyrë në Kosovë. Policia kufitare përcakton sipas kritereve të dhëna në Rregullore në se personave të tillë i lejohet hyrja në Kosovë apo jo. Kur t’u lejohet hyrja, dokumenti i udhëtimit duhet të vuloset në mënyrë të duhur.

Q. Cila do të jetë procedura dhe çfarë dokumentesh dhe informatash do të kërkohen nga ata që kërkojnë autorizim me rastin e hyrjes?

A. Përveç se duhet të posedojë dokumentin e udhëtimit, personi që kërkon autorizim për të hyrë në Kosovë duhet t’i përmbush kërkesat e policisë kufitare lidhur me:

  • Shkaqet për hyrje dhe qëndrim në Kosovë dhe
  • Ofrimin e cilitdo dokumenti përcjellës përkitazi me hyrjen në Kosovë.
    Dokumentacioni i tillë mund të përfshijë:
  • Për një person që kërkon të hyjë për studime: letërnjoftimin e lëshuar nga institucioni përkatës, një letër me anë të së cilës konfirmon regjistrimin e tij apo ndonjë dokument të ngjashëm;
  • Për një person që kërkon të hyjë për shkaqe të punësimit: letra e ofrimit të punës, një kontratë punësimi apo një dokument tjetër me të cilin konfirmohet punësimi;
  • Për një person që ka interesa legjitime të biznesit në Kosovë: dokumentacioni me të cilin e themelon biznesin.

Në rrethanat e veçanta, përveç dokumentit të udhëtimit që përcakton shtetësinë, autoritetet përkatëse të UNMIK-ut mund të kërkojnë nga qytetarët maqedonas dhe shqiptarë që të paraqesin dokumentet e tilla, që mund të kërkohen për të vërtetuar në mirëbesim qëllimin e udhëtimit.

Q. Cila është kohëzgjatja e autorizimit të personit për qëndrim në Kosovë?

A. Autorizimi për hyrje dhe për qëndrim të përkohshëm në Kosovë do të jepet për një afat maksimal prej 90 ditësh për çdo hyrje.

Q. Cila është procedura për kërkimin e kohëzgjatjes së qëndrimit në Kosovë pas afatit të autorizimit të dhënë fillimisht? Kujt duhet drejtuar për të vazhduar qëndrimin?

A. Aplikacioni për vazhdimin e qëndrimit, pas kohës së autorizuar prej 90 ditësh nga data e hyrjes, mund t’i drejtohet Selisë së Policisë në Prishtinë. Aplikacioni duhet të dërgohet së paku 15 ditë para skadimit të periudhës së autorizuar për qëndrim. Policia plotëson formularin për vazhdim. Aplikuesi duhet të jep informatat e njejta sikur ato të kërkuara në aplikimin e parë për hyrje.

Aplikacioni shqyrtohet nga një zyrtar me rastin e dorëzimit. Zyrtari me këtë rast merr gjurmën e gishtërinjëve dhe fotografitë e aplikuesit. Gjatë shqyrtimit të aplikacionit, zyrtari mund të kërkojë informata të tilla shtesë që mund të nevojiten për të vendosur, sipas bindjes së zyrtarit, nëse aplikuesi duhet të autorizohet të qëndrojë në Kosovë në pajtim me rregulloren.

Pas mbarimit të shqyrtimit të aplikacionit, zyrtari mund t’ia vazhdojë menjëherë autorizimin aplikuesit për të qëndruar në Kosovë për një periudhë kohore prej 90 ditësh, duke ia vendosur vulën hyrëse në dokumentin e udhëtimit ose në dokumentat që dëshmojnë autorizimin për qëndrim në Kosovë, apo mund të refuzojë aplikacionin e personit.

Nëse aplikacioni refuzohet, zyrtari duhet t’i lëshojë një vendim me shkrim personit ku duhet të cekën: (a) shkaku pse është refuzuar vazhdimi; (b) deklarata me të cilën kërkohet që personi të largohet nga Kosova para apo në ditën e skadimit të autorizimit të personit për të qëndruar në Kosovë; dhe (c) një deklaratë për të drejtën e personit për bërë kërkesë për shqyrtim të vendimit brenda shtatë ditësh.

Q. Çka do të ndodh me personat që kërkojnë autorizim e që kanë hyrë në Kosovë para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, që do të thotë personat që kanë hyrë në Kosovë para datës 1 korrik 2005 dhe që ende janë këtu?

A. Nga 1 korriku, kur kjo Rregullore hyn në fuqi, do të ekzistojë një periudhë kalimtare 90 ditëshe gjatë së cilës kohë nga të gjithë personat, që tanimë janë në Kosovë dhe të cilët i takojnë kategorisë për kërkimin e autorizimit për hyrje apo qëndrim në Kosovë, sipas kësaj Rregulloreje, do të kërkohet të bëjnë kërkesë për marrjen e autorizimit për qëndrim në Kosovë. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të bëjnë një kundërvajtje.

Q. A do të vulosen dokumenet e udhëtimit gjatë hyrjes ose daljes?

A. Shtetasëve maqedonas dhe shqiptar, të cilit autorizohen të hyjnë dhe qëndrojnë në Kosovë, nuk do t’u vulosen dokumentet e udhëtimit. Të gjithë personave tjerë do t’u vulosen dokumentet e udhëtimit apo dokumentet alternative për dëshminë e authorizimit si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Q. Çfarë do të jetë procedura për lejimin e hyrjes së shtetasëve maqedonas dhe shqiptar?

A. Nuk do të ketë ndryshim të procedurave së hyrjes nga ato që janë zbatuar në të kaluarën për personat që posedojnë dokumenta të udhëtimit maqedonas dhe shqiptarë. Me rastin e prezentimit të dokumentave të udhëtimit, nga ata kërkohet që t’i plotësojnë kërkesat e lejës për hyrje. Dokumentet e tyre të udhëtimit nuk vulosen. Dhe, kuptohet se, ata nuk duhet të paguajnë. Zyrtari i Policisë kufitare mund në ca raste të shtrojë pyetje rreth qëllimit të hyrjes së tyre në Kosovë. Kjo është një procedurë që është përdorur deri më tani dhe e njëjta do të vazhdojë të përdoret.

Q. Po çka nëse ata duan të qëndrojnë në Kosovë për më gjatë se 90 ditë?

A. Nga personat që posedojnë dokumenta udhëtimi maqedonas dhe shqiptar dhe të cilit duan të qëndrojnë në Kosovë për më gjatë se 90 ditë pa ndërprerë, duhet të kërkojnë gojarisht autorizimin për zgjatjen e qëndrimit nga zyrtari i caktuar i Selisë së policisë në Prishtinë. Për këtë shkak, nga ata kërkohet t’ia sqarojnë zyrtarit për lejim shkakun e vazhdimit të qëndrimit të tyre në Kosovë. Kjo është me rëndësi për të rregulluar qëndrimin e vazhduar të të huajve në Kosovë.

Q. Si do ta dijë Policia se kush nga këta persona do të qëndrojë për sa kohë në Kosovë?

A. Ndonëse nga personat që posedojnë dokumenta udhëtimi maqedonas dhe shqiptar nuk kërkohet të marrin leje me shkrim dhe se pasaportat e tyre nuk vulosën në hyrje ose dalje nga Kosova, të gjitha hyrjet ose daljet e tyre evidentohen në bazën e të të dhënave kompjuterike PISCES të Policisë kufitare të UNMIK-ut. Prandaj, Policia ka të dhëna se cilët persona kanë hyrë dhe kanë qëndruar në Kosovë brenda një periudhë kohore.

Q. Po çka do të bëhet me persona të cilit shpesh hynë dhe dalin nga Kosova?

A. Është krijuar një sistem shumëhyrës përmes së cilit personave të cilët shpesh hyjnë dhe dalin nga Kosova mund t’ju lëshohet një dokument identifikimi apo letërnjoftim, i cili vlenë deri në një vit dhe i cili mund të vuloset në vend të dokumentit të udhëtimit. Sistemi shumëhyrës mund të përdorët ndaj personave ndërkombëtar të cilit me rregullore trajtohen si vizitorë, studentë, vozitës të kamionave apo persona tjerë të cilët duhet të kalojnë shpesh kufirin.

Q. Cila do të jetë procedura për kosovarët që për momentin jetojnë jashtë vendit dhe të cilit tani duan ta vizitojnë ose të kthehen në Kosovë?

A. Secilit person i cili ka jetuar jashtë dhe kthehet në Kosovë dhe nuk posedon dokument udhëtimi të lëshuar nga organi ligjor përkatës i vendit të jashtëm, do t’i lejohet hyrja në Kosovë në bazë të dokumentacionit të tij apo saj ndihmës me të cilin vërtetohet se personi i plotëson kushtet për rexhistrim si qytetar i rregulltë i Kosovës (P.sh. certifikata e lindjes). Kjo leje e hyrjes do të jetë për një periudhë të përkohshme dhe të mjaftueshme për t’i mundësuar personit të tillë të rexhistrimin në Qendrën kryesore për procesim dhe të merr letërnjoftimin.

Sidoqoftë, nëse personat e tillë tashmë posedojnë dokument të huaj udhëtimi (p.sh. pasaportë gjermane), atëherë ata do të trajtohen si të huaj, siç praktikohet në secilin vend tjetër për qytetarët të cilit marrin shtetësinë – pasaportën e huaj.

Q. Rregullorja lejon hyrjen e lirë për personat që posedojnë dokumenta udhëtimi të Unionit Serbi dhe Mal i Zi. A nuk duhet që edhe ata të ekzaminohen dhe përse ata përjashtohen nga marrje e lejes?

A. Kërkesa e autorizimit do të ishte shkelje e Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, nuk është korrekte të thuhet se nuk do të ketë ekzaminim të personave të tillë gjatë secilës hyrje. Rregullorja parasheh që shtetasve të Sërbisë dhe Malit të Zi, të cilët nuk janë banorë të përhershëm të Kosovës (as bashkëshortët apo fëmijët e tyre) mund t’ju refuzohet hyrja në Kosovë nëse Policia kufitare e UNMIK-ut ka baza të arsyeshme që të besojë se personat e tillë i takojnë kategorive të ndryshme sipas nenit 5.2 të Rregullorës, përfshirë edhe rastet kur personi lidhet apo ka qenë i lidhur me aktet terroriste ose ka qenë apo është anëtar i një organizate kriminale apo terroriste, person i dyshuar me qëllime për të kryer akte të dhunshme dhe çdo person që dyshohet se hyn në Kosovë për të minuar synimet dhe qëllimet e mandatit të UNMIK-ut.

Q. Cila është mbrojtja për personat të cilëve ju është refuzuar gabimisht hyrja në Kosovë?

A. Mbrojtja është mundësuar për të kërkuar nga zyrtarët që t’i japin personit me shkrim shkaqet e refuzimit të hyrjes apo statusit të refugjatit, dhe të ketë të drejtë të kërkojë shqyrtim gjyqësor të vendimit. Me urdhëresën për refuzimin e hyrjes, personi do të informohet për të drejtat e tij për të kërkuar me shkrim nga gjyqi i qarkut përkatës shqyrtimin e vendimit brenda shtatë (7) ditësh nga dita e marrjes së refuzimit. Shqyrtimi bëhet në çfardo baze që përfshinë çështjen e ligjit apo faktit, apo mëshirës ose bazën humanitare që e mbështet ndryshimin e vendimit.

Q. Çka do të ndodh me personat që shkelin dispozitat e rregullores?

A. Shkelja e dispozitave të veçanta të Rregullores mund të krijojë një kundërvajtje që dënohet me të holla deri në 1000 €, me dënim me burgim për jo më shumë se 30 ditë dhe apo me një urdhëresë që kërkon nga personi që ta lëshojë Kosovën për një periudhë prej 6 muajsh deri në tri vite.

Q. Çka do të ndodh me persona të kthyer me forcë në Kosovë?

A. Procedurat lidhur me personat të cilët janë kthyer me forcë në Kosovë nuk përfshihen me fushëveprimin e kësaj Rregulloreje. Procedurat lidhur me këtë përdorën në pajtim me politikën ekzistuese të UNMIK-ut / ZKK dhe UNHCR-in të ndryshuara kohë pas kohe.

Për pyetje të mëtutjeshme lidhur me këtë çështje, ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja në e-mail adresën: movementofpersons@hotmail.com


© United Nations, 2005/UNMIK-DPI