|
|
|
|
|
Përmbajtja Shtype verzionin Pdf Sëmundja - të dhëna të përgjithshme
Si ta mbroni fermën tuaj kur është raportuar për shpërthim të gripit në Kosovë?
Çfarë të bëhet kur në fermë ka vdekshmëri të lartë të shpezëve?
Çfarë të bëhet me shpezët e ngordhura e të sëmura dhe me objektet e tjera të kontaminuara
Pastrimi dhe dezinfektimi i objekteve dhe i pajisjeve në fermën tuaj
Numra të dobishëm të telefonave
Sëmundja - të dhëna të përgjithshme
Gripi i shpezëve është sëmundje e rrezikshme pasi që mund t’i vrasë të gjitha shpezët në fermën tuaj.
Gripi i shpezëve është sëmundje e rrezikshme pasi që mund të përhapet shpejt në fermat e tjera dhe në tërë Kosovën. Njerëzit mund të sëmuren nga disa lloje të gripit të shpezëve, madje disa edhe mund të vdesin.Shkaktari i gripit të shpezëve dhe llojet e virusit:
Gripi i shpezëve është sëmundje që shkaktohet nga një virus.
Kjo sëmundje mund të paraqitet në forma të ndryshme:
• Nuk ka shenja klinike; kafshët duken të shëndosha, por e bartin virusin;
• Shenja të lehta klinike = Patogjenitet i ulët i virusit të gripit të shpezëve (LPAI);
• Shenja të rënda klinike = Patogjenitet i lartë i virusit të gripit të shpezëve (HPAI).Llojet e prekura dhe bartësit natyrorë:
• Të gjithë shpezët duke përfshirë pulat, patat, rosat, bibat, pëllumbat, bilbilat dhe shumë shpezë të egra;
• Kafshët e tjera, siç janë derrat dhe derrat e egër, gjithashtu mund të infektohen dhe ta bartin virusin.Si mund t’i infektojë kafshët e mia gripi i shpezëve? (shih fig. 1)
Virusi mund të hyjë në fermën tuaj përmes rrugëve të ndryshme:
• Blerja e kafshëve të reja që duken të shëndosha, por që janë të infektuara (shpezët, derrat);
• Njerëzit (ju, anëtarët e familjes, të afërmit, punëtorët, tregtarët të cilët shpërndajnë kafshë të gjalla dhe ushqim të kafshëve), që vijnë në fermë ose kanë qenë në fermën e infektuar apo të kontaminuar, treg ose thertore, mund ta bartin virusin në rrobat e tyre, këpucë, çizme, automjete (veturë, traktor, biçikletë), në kutitë e vezëve, në ushqimin e kafshëve, në thasë, etj.;
• Shpezët tuaja shtëpiake që ushqehen jashtë fermës tuaj;
• Qentë dhe macet që bartin zogj të ngordhur nga ferma e infektuar në fermën tuaj;
• Zogjtë e egër shtegtarë mund ta kontaminojnë fermën përmes kontaktit të ngushtë me zogjtë tuaj
shtëpiak, ose përmes fekaleve të tyre të infektuara, të hedhura në fermën tuaj, derisa fluturojnë;
• Kontakti me pellgjet e ujit të kontaminuar;
• Kontakti me plehun nga ferma e infektuar.
Periudha e inkubacionit:
• Zakonisht 2 deri 5 ditë nga kontaminimi/infektimi deri në fillimin e shenjave klinike.Shenjat klinike:
Ju duhet të dyshoni në gripin e shpezëve kur të shihni ngordhje të shpejtë të shpezëve tuaja!
• Sëmundja shfaqet papritmas në tufë, dhe shumë shpezë ngordhin:
- 50 % e tufës ngordh brenda 24 orëve;
- 5 % e tufës ngordh çdo ditë, për tri ose më shumë ditë.• Disa kafshë, e posaçërisht e zogjtë e rinj, mund të tregojnë shenja neurologjike;
• Së pari, pulat mund të bëjnë vezë me gëzhojë të butë, por shumë shpejt i ndërpresin vezët;
• Lafshat dhe lafshat e gjelave të detit kanë ngjyrë të kuqe të mbyllët në të katër dhe janë të ënjtura, dhe mund të kenë pikëza të hemorragjisë në bishtat e tyre;
• Shpesh është e pranishme një diarre e tepruar dhe e lëngshme, dhe zogjtë ndiejnë etje të tepruar;
• Frymëmarrja mund të jetë e shpejtë dhe e vështirësuar;
• Bibat e infektuara me gripin e shpezëve kanë simptome klinike të ngjashme me të pulave, por ato zgjasin 2 ose 3 ditë më shumë;
• Rosat e infektuara me gripin e shpezëve dhe që e sekretojnë virusin mund të mos tregojnë shenja klinike ose plagë.Shërimi
Nuk ka shërim për shpezët e infektuara me gripin e shpezëve.Zoonoza
Njerëzit mund të infektohen me gripin e shpezëve në kontakt të ngushtë me kafshët e infektuara. Lloje të caktuara të virusit (HPAI) mund ta shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Duhet të kërkohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor.Si të rritet mbrojtja për kafshët tuaja kur nuk është raportuar për shpërthim të gripit në Kosovë
Biosiguria është një mënyrë për t’iu shmangur kontaktit ndërmjet kafshëve dhe virusit• Biosiguria është praktikë logjike;
• Biosiguria mund të mos kushtojë shumë, kryesisht ka të bëjë me vendosjen e praktikave të mira në
fermën tuaj;
• Nëse nuk vijohen masat e biosigurisë, ju do të shpenzoni më shumë para për t’u përpjekur që ta
kontrolloni sëmundjen kur të shfaqet;
• Parimet e biosigurisë mund të zbatohen në fermat e mëdha dhe në oborrin e shtëpisë ose në fermat e vogla;
• Biosiguria do të ndihmojë në mbrojtjen e fermës tuaj nga çdo sëmundje, e jo vetëm nga gripi i shpezëve;
• Për prodhimin e shpezëve në shkallë të vogël, biosiguria përbëhet nga masat e ndryshme të thjeshta e nganjëherë me zero shpenzime, që do ta mbajë virusin larg nga shpezët tuaja - dhe - do t’i mbajë shpezët tuaja larg nga virusi;
• Me gripin e shpezëve kurrë nuk thuhet se rreziku nga sëmundja është zero. Madje edhe nëse nuk keni dëgjuar se është raportuar për ndonjë shpërthim të gripit në Kosovë, ende ekziston rreziku nga sëmundja;
• Kur të dëgjoni se është raportuar shpërthim i gripit të shpezëve në vendin fqinjë, kjo nuk do të thotë se disa ferma afër fermës tuaj, madje edhe ferma juaj, nuk është ende e infektuar. Shpezët dhe njerëzit mund të kenë udhëtuar nga zona e infektuar në zonën tuaj para se sëmundja të jetë vëzhguar dhe shpërthimi i gripit të jetë raportuar.
Gjithmonë konsideroni se gripi i shpezëve mund të vijë!Duke përcjellë disa parime themelore, ferma juaj do të jetë e lirë nga sëmundja. Këto parime janë:
Mbani shpezët në kushte të mira
Mbani shpezët në ambient të mbrojtur
Kontrolloni të gjitha hyrjet në fermën tuaj
Parimi Nr. 1:
Mbani shpezët në kushte të miraShpezët në kushte të mira:
Të kenë qasje të mirë në ujin e pastër dhe ushqim adekuat
Të kenë qasje në strehim adekuat
Të trajtohen kundër parazitëve dhe të vaksinohenNëse shpezët tuaja nuk janë në kushte të mira:
Ato prodhojnë më pak vezë, më pak mish, prandaj më pak ushqim ose më pak të hyra
Ato kanë më tepër gjasa të sëmurenParimi Nr. 2:
Mbani shpezët në ambient të mbrojtur (shih fig. 2)Teorikisht, shpezët duhet të mbahen në vend të mbrojtur në ndërtesë të mbyllur. Në prodhimin në shkallë të ulët, nganjëherë kjo është jopraktike.
Zogjtë mbahen gjithmonë në ndërtesë të mbyllur;
Zogjtë kanë qasje në oborrin e rrethuar;
Zogjtë lihen të lirë në oborrin e fermës;
Zogjtë lihen të lirë në oborrin e fermës dhe jashtë tij.• Nëse i lini shpezët tuaja jashtë fermës dhe në oborrin e fermës, oborri të mbahet i pastër; (shih fig. 3)
• Kur të shihni një ose më shumë zogj të ngordhur, largoni dhe vendosni në kontejner të mbyllur për veterinarin; (shih fig. 3)
• Kur të shihni një ose më shumë zogj me shenjat e para të sëmundjes, ndani nga tufa dhe vendosni larg nga ferma në një kafaz me ujë dhe ushqim; (shih fig. 4)
• Kur kujdeseni për shpezët tuaja, gjithmonë filloni me tufën e shëndoshë, e pastaj shkoni te zogjtë e sëmurë.
Parimi Nr. 3:
Kontrolloni hyrjet në fermën tuajSecili që vjen nga vendi ku shpezët janë të vendosura, mund ta bartë virusin në rroba,
këpucë, çizme, etj.Cilat janë hyrjet që duhet të kontrollohen?
• Anëtarët e familjes, që kthehen nga fqinjët, nga tregu, nga fermat e tjera;
• Të afërmit e familjes që vijnë për raste të veçanta (dasma, viti i ri);
• Fqinjët;
• Tregtarët që vijnë të blejnë apo të shesin shpezë, derra, gjedhe apo produkte të tjera bujqësore;
• Zogjtë e rinj, bibat, gicat e blerë nga tregtari, nga ferma në fqinjësi, nga tregu;
• Blerja e ushqimit të kafshëve, pajisjet e reja apo të përdorura, etj.;
• Hyrjen e veturave, motoçikletave, biçikletave, në oborrin e fermës;
• Qentë ose macet që sjellin kafshë të ngordhura;
• Plehu nga ferma tjetër.
Çfarë mund të bëni?
• Gjithmonë mendoni që secili mund ta bartë virusin! Madje edhe nëse ai person është dikush që e njihni shumë mirë, kini kujdes;
• Vizitorët mbani larg nga vendi ku shpezët hanë dhe pinë;
• Mos i lejoni tregtarët të hyjnë në oborrin e fermës tuaj. Vetë duhet të dilni jashtë të shitni/blini
kafshë;
• Lani duart me sapun para dhe pas kujdesit ndaj kafshëve;
• Ndërroni rrobat tuaja ose të anëtarëve të familjes tuaj kur të ktheheni nga jashtë, e posaçërisht nga ferma tjetër;
• Ju duhet ta mbani një kovë me ujë dhe sapun tek porta në mënyrë që secili t’i lajë duart dhe t’i pastrojë këpucët para se të hyjë në oborrin e fermës;
• Nëse merrni pleh nga ndonjë fermë tjetër, duhet ta ruani atë në vend të mbrojtur për më së paku 3 javë dhe ta përzieni me gëlqere të pashuar për ta dezinfektuar. Rrotullojeni çdo 2 ose 3 ditë në mënyrë që virusi t’i ekspozohet ajrit dhe të vdesë.Karantina (shih fig. 5)
• Nëse blini kafshë, vendosni ato në vend të mbyllur dhe të ndarë, pa pasur kontakt me kafshët e tjera për më së paku 2 javë;
• Madje edhe nëse kafshët e reja duken të shëndosha, askush nuk mund të dijë nëse ato bartin apo nuk bartin virus. Nëse po, nuk do të ngordhin vetëm ato që bartin virus, por mund të ngordhin të gjitha shpezët tuaja.
Çfarë të bëhet që të mbrohet ferma juaj kur
raportohet për shpërthim të gripit në Kosovë?Kur ta dëgjoni njoftimin zyrtar nga Ministria e Bujqësisë se është raportuar për shpërthim të gripit të shpezëve në Kosovë, është e mundur që sëmundja të jetë shumë afër fermës tuaj.
Shpezët dhe njerëzit mund të kenë udhëtuar nga zona e infektuar në zonën tuaj para se sëmundja të jetë vëzhguar dhe të dihet për shpërthimin e gripit. Kjo është situatë e rrezikut të lartë!
Merreni parasysh se gripi i shpezëve mund të jetë afër!
Duke iu përmbajtur disa parimeve themelore ferma juaj do të mbetet e paprekur nga sëmundja.
Këto parime janë:
Mbani shpezët në ambient të mbyllur
Mos blini apo pranoni kafshë të reja në fermë
Mos i lejoni njerëzit të hyjnë në fermën tuaj
Pastrojeni oborrin e fermës, ndërtesat e kafshëve, pajisjet, veturën dhe traktorin shumë shpesh
Ruajeni plehunMbështetuni në vetvete për ta mbajtur fermën të lirë nga sëmundja!
Parimi Nr. 1:
Mbani shpezët në vend të mbrojtur (shih fig. 6)
• Kur sëmundja të shpërthejë në afërsi, lejimi i shpezëve që të jenë plotësisht të lira është praktikë shumë e rrezikshme;
• Ndërtesa e mbyllur natën dhe oborri i rrethuar ditën është zgjidhja më praktike;
• Mos i lejoni shpezët tuaja të lëvizin lirshëm në oborrin e fermës. Mbani shpezët në vend të mbrojtur;
• Shpezët ushqeni vetë (madje edhe nëse keni nevojë të blini misër ose ushqim tjetër) më mirë se t’i leni shpezët të shprishin plehrat lirshëm.
Parimi Nr. 2:
Mos blini apo mos pranoni kafshë të reja në fermën tuaj.
• Edhe nëse kafshët e reja janë të izoluara nga të tjerat ("karantina"); rreziku i infektimit me virus është shumë i lartë;
• Mos futni kafshë të reja, madje as për një kohë të shkurtër;
• Mos sillni shpezë të gjalla për t’i zier në shtëpi. Shpezët i zieni në një vend të ndarë që mund të pastrohet plotësisht. Puplat dhe mbeturinat e tjera të digjen apo të groposen larg nga oborri i fermës;
• Mos i qitni shpezët tuaja jashtë fermës tuaj për t’i shitur. Mos i ktheni shpezët prapë në fermën tuaj.
Parimi Nr 3:
Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjen e njerëzve
• Vetëm anëtarët e familjes lejohen të hyjnë oborrin e fermës;
• Të gjithë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes, duhet t’i lajnë me sapun, me brushë dhe t’i
dezinfektojnë duart, këpucët, çizmet, rrotat e veturës, traktorit, motoçikletës, biçikletës tek porta e fermës para se të hyjnë në oborrin e fermës;
• Vetëm një anëtar i familjes duhet të kujdeset për shpezë.Parimi Nr. 4:
Pastrojeni oborrin e fermës, shpesh pastroni ndërtesat e kafshëve, pajisjet, veturën, traktorin
• Oborri i fermës duhet të pastrohet çdo ditë (mbani maskë kur ta pastroni);
• Sipas mundësive, oborri i rrethuar dhe ndërtesa e shpezëve duhet të pastrohen çdo ditë;
• Largoni fekalet dhe ushqimin e pakonsumuar. Shkatërroni ose vendosni ato në vend të mbrojtur;
• Lani me brushë dhe dezinfektoni kopshtin dhe pajisjet bujqësore më rregullisht.Parimi Nr. 5:
Ruajeni plehun (kompostimi)
• Viruset mund të mbeten të gjalla në plehra me javë të tëra. Nëse plehu shpërndahet shumë herët në fushë, virusi mund t’i infektojë shpezët;
• Kompostimi i vret bakteret dhe viruset dhe e rrit cilësinë e plehut për plehërim.Metoda
• Largojeni plehun e shpezëve çdo ditë;
• Vendoseni plehun (larg nga pellgjet, puset, etj.)- në thasë të plastikës;
- në dhe nën plastikë;
- në gropën e rrëmihur në dhe.
• Kur keni 10 kg apo më tepër
- Shtoni ujë plehut (2,5 litra në 10 kg pleh);
- Shtoni pak gëlqere të pashuar (një gjysmë kilogrami në 10 kg pleh);
- Rrotullojeni dy herë në javë në dy javët e para, e pastaj një herë në javë.
• Koha që nevojitet për dekompozim ndryshon shumë prej kompostos në komposto;
• Kompostoja është e gatshme kur temperatura të ulet, kur ta marrë ngjyrën kafe të mbylltë dhe kur ta marrë erën e tokës.Çfarë të bëhet kur në fermë ka vdekshmëri të lartë të shpezëve?
• Në prodhimin e shpezëve, ngordhja e disa zogjve mund të jetë problem i rregullt. Shpezët mund të ngordhin për disa arsye.
• Disa sëmundje nuk janë aq të rëndësishme sepse ato do të ndikojnë vetëm në një numër të vogël të kafshëve.
• Gripi i shpezëve ndryshon: pasojat janë shumë më të mëdha. Kjo do të thotë se kur të shihni vdekshmëri të lartë ju duhet të mendoni për gripin e shpezëve.
• Për fermerin është e pamundur të jetë i sigurt se ngordhja e shpezëve është për shkak të gripit të shpezëve, por ai duhet të veprojë sikur të ishte grip i shpezëve. Kjo është arsyeja pse, në këtë kapitull, i referohemi si "vdekshmëri e dyshimtë ".Çka është vdekshmëria e dyshimtë?
• Ngordhja e papritur e shpezëve tuaja (kjo do të thotë se shpezët tuaja kanë qenë të shëndosha dhe se papritmas ngordhin brenda më pak se 24 orëve);
• Dhe kur vdekshmëria ditore e tufës është mbi 5% gjatë disa ditëve.Për shembull, nëse keni 50 pula, në ditën e parë ngordhin 3, pa simptome, dhe në ditën e dytë prapë 3, dhe në ditën e 3 ngordhin 4, etj.
• Kur keni vdekshmëri të dyshimtë në fermën tuaj:
Vetëm laboratori mund të konfirmojë se ka apo nuk ka grip të shpezëve.
Fermeri dhe veterinari duhet të veprojnë para se t’i marrin rezultatet nga laboratori. Nëse i pritni rezultatet e laboratorit, situata mund të bëhet e pamundur për ta kontrolluar.Kur të shihni se ka vdekshmëri të dyshimtë të shpezëve tuaja, fermeri dhe veterinari duhet të veprojnë bashkërisht.
Objektivat tuaja duhet të jenë:
• Ta eliminoni virusin nga ferma e infektuar sa më shpejt që të jetë e mundur;
• T’i shmangeni kontaminimit të fermave të tjera;
• T’i shmangeni infektimit të njerëzve;
• T’i njoftoni menjëherë udhëheqësit e fshatit e të komunës dhe veterinarin zyrtar;
• Të shënoni të dhëna për ngjarjen.Fermeri duhet ta informojë menjëherë veterinarin e tij.
• Zakonisht, shumica e prodhuesve të shpezëve në shkallë të vogël, nuk i shfrytëzojnë shërbimet veterinare për t’u kujdesur për shpezët e tyre. Njëra prej arsyeve është se vlera ekonomike e disa shpezëve nuk është mjaft e lartë në krahasim me taksat veterinare ose me shpenzimet e mjekimit;
• Megjithatë, kur të ndodhë vdekshmëria e dyshimtë, është me rëndësi që ta informoni veterinarin tuaj ose veterinarin zyrtar. Ky është ligj, por kjo është gjithashtu në interesin tuaj.Pse?
• Veterinari do t’ju ndihmojë ta eliminoni virusin nga ferma juaj;
• Do të jetë më e sigurt për ju dhe familjen tuaj dhe do ta zvogëlojë rrezikun tuaj dhe të familjes tuaj që të sëmureni;
• Do të keni mundësi të rifilloni ngritjen e fermës së shpezëve më shpejt;
• Do të kompensoheni nga Qeveria për humbjet ekonomike.Çfarë të bëhet me zogjtë e ngordhur dhe të sëmurë dhe me objektet e kontaminuara?
• Kurrë mos i hidhni zogjtë e ngordhur në lumë; (shih fig. 8)
• Kurrë mos i hani;
• Zogjtë e ngordhur duhet të vendosen menjëherë në thes. (shih fig. 7)Veterinari zyrtar mund të vijë dhe t’i marrë disa mostra nga këta zogj. Pasi veterinari të vijë ose pas një dite, këta zogj duhet të shkatërrohen siç përshkruhet më poshtë.
Të gjithë zogjtë e ngordhur dhe objektet e tjera të kontaminuara (për shembull: plehu, vezët, gjaku, puplat, kutitë e vezëve) duhet të shkatërrohen sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë ditës duke i djegur ose groposur: (shih fig. 9 dhe 10)
Çfarë të bëhet me zogjtë e sëmurë?
• Kurrë mos i hani zogjtë e sëmurë.
• Zogjtë e sëmurë duhet të vendosen në ndërtesën plotësisht të mbyllur, pa pasur kontakt me ndonjë kafshë tjetër. Veterinari zyrtar mund të vijë të marrë disa mostra nga këta zogj. Pasi veterinari të vijë ose pas një dite, këta zogj duhet menjëherë të vriten (sepse kur janë të gjallë, ata vazhdojnë t’i prodhojnë disa viruse dhe sidoqoftë ata do të ngordhin).
• Vrasja: në prodhimin e shpezëve në shkallë të vogël nuk ekziston ndonjë metodë tjetër e vrasjes përveç asaj me dorë me ose pa thikë (përdredhjes së qafës ose prerjes së kokës). Është me rëndësi që njerëzit të cilët e kryejnë këtë punë të jenë të shëndoshë dhe të jenë të mbrojtur (me maska, syza, dorëza, çizme, etj.) prej
fillimit të vrasjes e derisa ta përfundojnë pastrimin e hapësirës dhe të mjeteve të përdorura. Të gjitha mbeturinat, duke përfshirë edhe gjakun, duhet të grumbullohen dhe të shkatërrohen (shih më lart). Vrasja duhet të kryhet larg nga burimet natyrore të ujit (pellgjet, puset). Vrasja duhet ta shkaktojë ngordhjen e zogjve sa më shpejt që të jetë e mundur për t’iu shmangur përhapjes së puplave të kontaminuara në ambient dhe për ta kufizuar dhimbjen që i shkaktohet zogut para ngordhjes.
• Shkatërrimi: me djegie ose groposje siç është përshkruar më lart. (shih fig. 9 dhe 10)Çfarë të bëhet me zogjtë e shëndoshë ?
• Zogjtë që në dukje janë të shëndoshë mund të mbahen të gjallë për aq kohë sa të mbahen në ndërtesë plotësisht të mbyllur, pa pasur kontakt me ndonjë kafshë tjetër.
• Veterinari juaj apo veterinari zyrtar mund ta sugjerojë vrasjen e këtyre zogjve menjëherë nëse rreziku është shumë i lartë, pa i pritur rezultatet e laboratorit. Nëse testi i laboratorit është pozitiv me gripin e shpezëve, këta zogj duhet të vriten menjëherë (edhe nëse janë të gjallë), siç është përshkruar më lart.
• Kurrë nuk duhet t’i shitni ose t’i jepni këta zogj ose vezët e tyre madje edhe nëse duken të shëndoshë!!
E vëni veten dhe njerëzit e tjerë në rrezik për t’u infektuar nga sëmundja. I vëni shpezët e të tjerëve në rrezik për t’u infektuar nga sëmundja.Pastrimi dhe dezinfektimi i objekteve dhe i pajisjeve në fermën tuaj
• Virusi mund të jetë i pranishëm në shumë objekte, materiale dhe vende të cilat kanë qenë në kontakt me shpezët e infektuara ose janë përdorur gjatë vëzhgimit, vrasjes dhe shkatërrimit të kafshëve.
• Thasët e plastikës, ushqimi i kafshëve, shportat e drurit /muret etj, mund të digjen lehtë. Plehu mund të përzihet ose të groposet.
• Ndërtesat e shpezëve të punuara nga tullat ose druri duhet të:LAHEN => LAHEN ME BRUSHË => SPËRKATEN me dezinfektues
• Toka ku kanë lëvizur shpezët duhet të pastrohet me (brushë), e më pas të spërkatet me dezinfektues.
• Gëlqerja e pashuar është dezinfektuesi më i lirë dhe duhet të përdoret për tokën dhe ndërtesën e shpezëve.
Mbani mend:
(Në rast të shpërthimit të gripit në Kosovë)• Mos vizitoni ferma të tjera të shpezëve, ju mund t’ua bartni virusin.
• Mos ia huazoni pajisjet tuaja (p.sh. biçikletën, kutitë e vezëve) dikujt tjetër.
• Të mos shiten, e as të jepen kafshët, vezët plehu.
• Kur ju dhe anëtarët e familjes tuaj të largoheni nga ferma, duhet t’i lani me brushë këpucët/çizmet dhe rrotat e automjetit /traktorit /biçikletës /motoçikletës dhe t’i spërkatni me dezinfektues.
Mbrojtja e njerëzve
• Kur të raportohet për shpërthimin e gripit në Kosovë, secili duhet të ketë kujdes se mund të infektohet me virus. Gripi i shpezëve mund të bartet tek njerëzit kryesisht përmes fekaleve ose me inhalimin e virusit që përhapet nga zogjtë e infektuar kur marrin frymë.
• Në fermat e painfektuara të shpezëve, vetëm një person duhet të kujdeset për shpezët. Ky person duhet të jetë i rritur dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet t’i shmangen kontaktit me kafshë.
• Mos i hani kafshët që kanë ngordhur nga sëmundja, sepse rrezikoni të infektoheni me gripin e shpezëve kur t’i përgatitni shpezët.
• Sa herë që i prekni kafshët tuaja ose produktet e tyre (mishin, vezët), duhet t’i lani duart me sapun.
• Tregtarët, shitësit në tregje, njerëzit që blejnë zogj të gjallë në treg, njerëzit që përgatisin shpezë për konsumim në shtëpi ose në restorante, etj, duhet të mbrohen kur të vijnë në kontakt me shpezë. Ata së paku duhet të vejnë maska, e kur ekziston mundësia, dorëza, syza, etj. Ata duhet t’i pastrojnë duart me sapun shpesh. Ata duhet t’i lajnë rrobat, këpucët, dhe çizmet e tyre së paku një herë në ditë.
• Në zonat e infektuara duhet t’i shmangeni çdo kontakti me shpezë ose produkte të shpezëve. Të vetmit njerëz që duhet të jenë në kontakt duhet të jenë: fermerët dhe veterinarët, dhe ata duhet të veshin rroba mbrojtëse.
• Duhet të kërkohen këshilla nga mjekët dhe infermierët vendorë.
• Kur ju ose ndonjë anëtarë i familjes tuaj, që ka qenë në kontakt me kafshët, e posaçërisht me zogjtë e sëmurë, keni ethe ose probleme me frymëmarrje, ju duhet të shkoni sa më shpejt që të jetë e mundur në qendrën shëndetësore dhe ta njoftoni mjekun se keni qenë në kontakt me shpezët.Numrat e telefonave në shërbim
Ministria e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
24 orë: 038 / 542 578Agjencioni veterinar dhe i ushqimit të Kosovës
038 / 252 5312
038 / 252 5313
038 / 252 5314
038 / 252 5315
038 / 252 5316Tekstin e kësaj fletushke e përpiloi dhe e përshtati Ministria e Kosovës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bazë të publikimeve të botuara nga
Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Veterinarët pa Kufij dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OiE)Dizajnin grafik e bëri SPI / UNMIK, Luan Tashi
Web dizajn: Shpend Bërbatovci
Kjo fletushkë u shtyp në gjuhën shqipe dhe serbe në nëntor 2005