RREGULLORE NR.  1999/22

UNMIK/RREG/1999/22

15 nėntor 1999

 

 

PĖR REGJISTRIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE NE KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm (PSSP),

 

Nė pajtim me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parayshė Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,

 

Me qėllim tė regjistrimit tė organizatave joqeveritare dhe rregullimin e veprimtarive tė tyre nė Kosovė,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

FUSHĖVEPRIMI I RREGULLORES

 

1.1       Kjo rregullore rregullon themelimin, regjistrimin, veprimtaritė dhe shpėrndarjen e personave juridikė tė organizuar si organizata joqeveritare nė Kosovė,

 

1.2       Termi Organizatė Joqeveritare (OJQ), siē pėrdoret nė kėtė Rregullore, pėrfshin shoqatat dhe fondacionet e vendit si pėrcaktohet nė nenin 2 tė kėsaj Rregulloreje, si edhe  organizatat ndėrkombėtare dhe tė huaja si pėrcaktohet nė nenin 3.  Kjo rregullore nuk kėrkon kufizim tė tė drejtės sė personave pėr t’u organizuar nė shoqata.

 

1.3       OJQ nuk shpėrndan tė ardhura neto ose fitime pėr asnjė person.  Pasuritė, tė ardhurat dhe fitimet e njė OJQ-je pėrdoren pėr tė mbėshtetur qėllimet jofitimprurėse tė pėrcaktuara pėr organizatėn dhe nuk pėrdoren pėr tė sjellė drejtpėrdrejtė ose tėrthorazi pėrfitime, pėr ndonjė themelues, drejtor, nėpunės, anėtar, punonjės ose donatorė tė OJQ-sė.  Ky nen nuk pengon pagesėn a kompensimin e  arėsyeshėm pėr personat qė e kryejnė punėn pėr pėr organizatėn.

 

 

Neni 2

KRIJIMI I SHOQATAVE DHE I FONDACIONEVE NĖ KOSOVĖ

 

2.1       Njė OJQ vendase ėshtė njė shoqatė ose fondacion i krijuar nė Kosovė pėr tė pėrmbushur qėllime tė ligjshme, si pėr pėrfitim publik ose pėr interes tė ndėrsjelltė.

 

2.2            Shoqata ėshtė njė organizatė anėtare qė pėrbėhet nga anėtarėt e saj.  Njė shoqatė mund tė krijohet nga tė paktėn tre persona juridikė ose fizikė (“Persona”), vendės ose tė huaj, kur tė paktėn njėri prej tyre ka njė rezidencė ose zyrė nė Kosovė.

 

2.3            Fondacioni ėshtė organizatė pa anėtarė, i krijuar pėr tė administruar prona dhe pasuri. Njė fondacion mund tė krijohet nga njė ose mė shumė persona kur tė paktėn njėri prej tyre ka vendbanim ose zyrė nė Kosovė.

 

2.4            Shoqata ose fondacioni krijohet nė bazė tė dokumentit tė themelimit qė duhet tė pėrmbajė tė dhėnat e mėposhtme:

 

1.             emrin zyrtar tė organizatės dhe ēdo emėrtime zyrtar me inciale;

 

2.             formėn organizative(shoqatė ose fondacion);

 

3.             adresėn e organizatės;

 

4.              qėllimin e organizatės;

 

5.             emrat dhe adresat e themeluesve dhe

 

6.             emrin, adresėn dhe informata tjera kontaktimi me personin ose personat nė    Kosovė tė autorizuar pėr tė pėrfaqėsuar organizatėn, pėr tė marrė njoftime dhe kėrkesa zyrtare.

 

2.5            Fondacioni mund tė krijohet me testament dhe me lėnie trashėgim me kusht qė tė pėrmbajė informatat e parapara nė paragrafin 2.4.

 

2.6            Shoqata ose fondacioni duhet tė hartojė statutin e tij/saj i cili duhet tė pėrmbajė tė dhėnat e mėposhtme:

 

                   emrin e organizatės;

 

                   qėllimet e organizatės dhe njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm tė aktiviteteve tė propozuara;

 

                   nėse OJQ ėshtė njė shoqatė, procedurat pėr zgjedhjen dhe largimin e anėtarėve, kushtet pėr anėtarėsim, dhe, nėse organizata vendos tė ketė njė bord, procedurat pėr zgjedhjen dhe largimin e anėtarėve tė bordit dhe caktimin e kompetencave e pėrgjegjėsive pėr asamblenė e pėrgjithshme tė anėtarėve dhe bordin;

 

                      nėse OJQ ėshtė fondacion, procedurat pėr zgjedhjen dhe largimin e anėtarėve tė bordit;

 

                   kompetencat e organit mė tė lartė drejtues pėr t’i deleguar autorizime dhe pėrgjegjėsi organeve tė tjera tė brendshme tė OJQ-sė dhe procedurat pėr kėtė delegim;

 

                    kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e nėpunėsve, nėse ka;

 

                   kuorumin dhe rregullat e votimit pėr organin mė tė lartė drejtues dhe pėr cdo organ tjetėr tė brendshėm tė OJQ;

 

                   rregullat dhe procedurat pėr ndryshimin e statutit dhe pėr bashkimin, ndarjen ose shpėrbėrjen e organizatės dhe dispozitat lidhur me shpėrndarjen e pasurive tė mbetura pas shpėrbėrjes.

 

 

Neni 3

OJQ-tė E HUAJA DHE NDĖRKOMBĖTARE

 

3.1       OJQ-ja e huaj ose ndėrkombėtare ėshtė person juridik i krijuar jashtė Kosovės sipas legjislacionit qė pėrmbush nė thelb kėrkesat e pėrcaktuara nė paragrafin 3.2 tė kėsaj rregulloreje.

 

3.2       OJQ-tė e huaja dhe ndėrkombėtare i nėnshtrohen dispozitave tė neneve 1, 3, 4.1, 4.3, 4.4, 4.5, 4.6, 5, 6.2, 8 dhe 9 deri 14 tė kėsaj rregulloreje. 

 

 

Neni4

REGJISTRIMI

 

4.1       Njė OJQ shtron kėrkesė pėr t’u regjistruar nė UNMIK nė mėnyrė qė tė veprojė si person juridik nė Kosovė.

 

4.2       Njė fondacion ose shoqatė regjistrohet duke dorėzuar nė UNMIK njė kėrkesė-formular, dokumentin e themelimit dhe statutin e tij/saj.

 

4.3       Njė OJQ e huaj ose ndėrkombėtare regjistrohet duke dorėzuar dokumentet e mėposhtme:

 

(a)    njė kėrkesė-formular;

 

(b)   dėshminė qė ėshtė person juridik nė njė vend tjetėr;

 

(c)    adresėn e organizatės nė Kosovė dhe

 

(d)   njė deklaratė me shkrim nga njė pėrfaqėsues i autorizuar i drejtorisė sė OJQ-sė qė tregon:

 

 

(1)   qėllimin e OJQ-sė;

(2)   njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm tė aktiviteteve qė OJQ-ja ka planifikuar tė kryejė nė Kosovė dhe

(3)   emrin, adresėn dhe infomacion tjetėr kontakti tė personit ose personave nė Kosovė tė autorizuar tė pėrfaqėsojnė OJQ-nė dhe tė marrin njoftime dhe kėrkesa zyrtare.

 

4.4       Pėr ēdo ndryshim tė rėndėsishėm nė lidhje me dokumentet e paraqitura pėr regjistrim.  Ndryshimet nė regjistrim, OJQ-ja duhet tė informojė nė UNMIK brenda tridhjetė (30) ditėsh pune janė subjekt i procedurave, standardeve dhe afateve tė njėjta me ato tė kėrkuara pėr regjistrimin fillestar.  Ndryshimet e pranuara nga UNMIK-u mbahen, regjistrohen dhe vihen nė dispozicion tė publikut sipas paragrafit 4.5 tė kėsaj rregulloreje.

 

4.5            UNMIK-u duhet tė mbajė njė regjistėr pėr OJQ-tė.  Nė regjistėr tregohet emri, adresa, forma e organizimit dhe qėllimet e ēdo OJQ-je, si edhe emri, adresa dhe informacioni tjetėr i kontaktit tė pėrfaqėsuesit/pėrfaqėsuesve tė saj tė autorizuar. Regjistri gjithashtu duhet tė tregojė nėse njė OJQ ka status tė privilegjuar publik sipas nenit 10 tė kėsaj rregulloreje.  Regjistri i vihet nė dispozicion publikut nė njė vend qendror gjatė orėve tė rregullta tė punės tė pėrcaktuar nga autoriteti regjistrues.

 

4.6       Brenda gjashtėdhjetė (60) ditėve tė punės nga data e marrjes sė kėrkesės pėr regjistrim,  UNMIK ia lėshon OJQ-sė certifikatėn e regjistrimit ose njė vendim me shkrim qė e refuzon regjistrimin, nėqoftėse UNMIK nuk kėrkon me shkrim informacion ose sqarime tė mėtejshme.  Nėse regjistrimi refuzohet, UNMIK-u jep shpjegim tė arėsyeve mbi tė cilat regjistrimi ėshtė refuzuar.

 

 

Neni 5

ARESYET PĖR REFUZIMIN E REGJISTRIMIT

 

5.1              UNMIK-u mund tė refuzojė njė kėrkesė nė qoftė se:

 

(a)    Dokumentet e regjistrimit biejnė nė kundėrshtim me kėrkesat e kėsaj rregulloreje;

 

(b)   Nė qoftė se statuti i OJQ bie nė kundėrshtim me dispozitat e Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara 1244 (1999) ose me ndonjė rregullore tjetėr tė UNMIK-ut dhe

 

(c)    Organizata qė kėrkon regjistrimin ka tė njėjtin emėr ose njė emėr shumė tė ngjashėm me njė OJQ tė regjistruar ose tė krijuar mė pare, gjė qė mund tė sjellė konfuzion.

 

5.2            UNMIK-u mund tė pezullojė ose revokojė njė regjistrim pėr shkelje tė ndonjė dispozite tė kėsaj rregulloreje.  Pėrveē rasteve tė shkeljeve serioze qė rrezikojnė apo dėmtiojnė publikun, UNMIK-u i dėrgon OJQ-sė njoftim me shkrim pėr shkeljen e dispozitave dhe i jep mundėsi pėr t’u pėrgjigjur para se tė pezullojė ose revokojė regjistrimin.

 

 

Section 6

STATUSI LIGJOR

 

6.1       Nė bazė tė regjistrimit tė bėrė sipas kėsaj rregulloreje, OJQ-tė nė Kosovė gėzojnė statusin e personit juridik,

 

6.2       Nė bazė tė regjistrimit, OJQ-tė e huaja dhe ndėrkombėtare janė tė autorizuara tė veprojnė si person juridik nė Kosovė.

 

 

Neni 7

DREJTIMI I BRENDSHĖM I SHOQATAVE DHE I FONDACIONEVE

 

7.1       Organi mė i lartė drejtues i njė shoqate ėshtė asambleja e anėtarėve.  Asambleja pėrbėhet nga gjithė anėtarėt e shoqatės.

 

7.2       Organi mė i lartė drejtues i njė fondacioni ėshtė bordi i drejtorėve.  Bordi i drejtorėve pėrbėhet nga tė paktėn tre anėtarė.

 

7.3       Organi mė i lartė drejtues ka pėrgjegjėsi tė plota pėr ēėshtje tė politikės dhe financave tė organizatės dhe takohet tė paktėn njė herė nė vit, nė mbledhjen ku shqyrtohen dhe miratohen kapitali qarkullues (aktivi), detyrimet (pasivi), tė ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatės pėr vitin e kaluar si edhe kapitali qarkullues e  detyrimete e parapara, tė ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatės pėr vitin e ardhshėm. 

 

7.4            Anėtarėve tė organit drejtues nuk u lejohet tė marrin pjesė nė diskutim apo nė marrjen e vendimit pėr ēėshtje ku ai ka interes personal ose financiar. Ēdo transaksion ndėrmjet organizatės dhe anėtarėve, nėpunėsve, anėtarėve tė bordit ose punonjėsve tė saj duhet tė kryhet me vlerėn e tregut ose nė kushte mė tė favorshme pėr organizatėn.

 

 

Neni 8

AKTIVITETET POLITIKE

 

OJQ-tė nuk mund tė angazhohen nė mbledhje fondesh ose nė fushata pėr tė mbėshtetur partitė  politike ose kandidatėt pėr funksione politike dhe as nuk mund tė propozojnė, regjistrojnė ose mbėshtesin ndonjė kandidatė pėr funksione publike.

 

 

Neni 9

PASURIA DHE BURIMET

 

9.1       Tė ardhurat e njė OJQ-je mund tė pėrfshijnė donacione nė para, nė letra me vlerė dhe kontribute nė natyrė; trashėgimi; kuotat e anėtarėsimit; dhurata; pasuri tė patundshme ose personale dhe tė ardhura tė krijuara nga aktivitete tė ligjshme tė ndėrmarra nga OJQ-ja me pasurinė dhe burimet e saj.

 

9.2       Njė OJQ mund tė angazhohet nė aktivitete ekonomike me qėllim tė mbėshtetjes sė aktiviteteve tė saj jofitimprurėse qė janė subjekt i kėrkesave tė paragrafit 1.3.

 

9.3       Njė OJQ mund tė ketė nė pronėsi dhe tė administrojė prona dhe pasuri pėr pėrmbushjen e qėllimeve tė saj jofitimprurėse.

 

 

Neni 10

PĖRFITIMET TATIMORE DHE FISKALE

 

10.1     Subjekt i kufizimeve tė pėrshkruara nė paragrafin 10.2 mė poshtė, njė OJQ e regjistruar sipas kėsaj rregulloreje mund tė kėrkojė statusin pėr pėrfitime publike nė qoftė se OJQ-ja ėshtė organizuar dhe strukturuar pėr kryerjen e njė ose mė shumė aktivitetve tė mėposhtėme si aktivitete tė saj kryesore: ndihma humanitare dhe ndihma nė raste fatkeqsish, bėmirėsi, arėsim, shėndet, kulturė, mbrojtje ose ruajtje tė mjedisit, rindėrtim dhe zhvillim ekonomik, nxitje tė tė drejtave tė njeriut; nxitje tė parimeve demokratike dhe tė shoqėrisė civile, nxitje tė barazisė gjinore ose tė ēdo aktiviteti tjetėr qė i shėrben pėrfitimit publik.

 

10.2     Arsimi dhe shėndeti pėrbėjnė aktivitete tė pėrfitimit publik vetėm nė qoftė se pėr grupe ose persona nė nevojė ofrohen shėrbime tė rėndėsishme falas ose me ēmim mė tė ulėt se vlera e tregut.  Zhvillimi ekonomik pėrbėn aktivitet tė pėrfitimit publik vetėm nėse ndėrmerret kryesisht nė pėrfitim tė grupeve ose personave nė nevojė. 

 

10.3     Njė OJQ mund tė kėrkojė tė gėzojė statusin pėr pėrfitim publik kur bėhet regjistrimi fillestar nga OJQ-ja ose edhe mė vonė.  UNMIK-u jep statusin pėr pėrfitim publik nėse dokumentet e regjistrimit tė OJQ-sė tregojnė se qėllimet dhe aktivitetet e OJQ-sė pėrmbushin kėrkesat e paragrafit 10.1.  Pėr tė pėrfituar statusin pėr pėrfitim publik, OJQ-ja pėrgatit raporte tė aktivitetit dhe raporte financiare sipas direktivave administrative tė nxjerra nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

10. 4    Pėr shkeljen e kėsaj dispozite, OJQ-sė UNMIK-u mund t’ia revokojė ose ndėrpres  statusin e beneficuar publik. Me rastin e dhėnies dhe revokimit tė  statusit tė beneficuar  publik duhet tė respektohen dispozitat pėrkatėse tė paragrafėve 4.6 dhe 5.2 tė kėsaj rregulloreje. 

 

10.5     Nė pėrputhje me kushtet dhe procedurat e direktivave administrative tė nxjerra nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, OJQ-tė me status pėr pėrfitim publik gėzojnė tė drejtėn e lehtėsive tatimore dhe fiskale, duke pėrfshirė pėrjashtimet nga detyrimet doganore, tatimi mbi shitjen dhe tatime tė tjera me pėrjashtim tė pagesave qė para se gjithash janė pagesa pėr shėrbime komunale.

 

 

Neni 11

SHPĖRBĖRJA

 

11.1     OJQ-ja mund tė shpėrbėhet vullnetarisht nė bazė tė vendimit tė marrė nga organi mė i lartė drejtues.

 

11.2     Nė rast tė shpėrbėrjes sė njė OJQ-je qė ka gėzuar pėrfitime tatimore dhe fiskale, donacione nga publiku ose ndihma financiare nga qeveria, tė gjitha pasuritė e mbetura pas shlyerjes sė detyrimeve financiare tė OJQ-sė do t’i jepen njė OJQ-je tjetėr me tė njėjtin qėllim ose me qėllime tė ngjashme.  Kjo OJQ identifikohet nė statutin e OJQ-ve ose me njė vendim tė organit tė saj mė tė lartė drejtues; nė raste tė kundėrta UNMIK-u vendos pėr kėtė.

 

11.3     Pasuritė e mbetura pas shlyerjes sė detyrimeve shpėrndahen nė pėrputhje me statutin ose me njė vendim tė organit mė tė lartė drejtues dhe nė gjitha kėto raste veprohet sipas paragrafit 1.3 tė kėsaj rregulloreje.

 

11.4            UNMIK-u duhet tė fshijė OJQ-tė e shpėrbėra nga regjistri i OJQ-ve aktive.

 

 

Neni 12

ZBATIMI

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshm mund tė nxjerrė direktiva dhe urdhra administrativė pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

 

 

Neni 13

LGJII NĖ FUQI

 

Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė nė legjislacionin nė fuqi lidhur me regjistrimin dhe veprimtarinė e organizatave joqeveritare nė Kosovė qė bien nė kundėrshtim me tė.

 

 

Neni 14

HYRJA NĖ FUQI

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 15 nėntor 1999.

 

 

 

                                                                                    Bernard Kouchner,

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm