URDHĖRESA ADMINISTRATIVE
NR. 2000/10
UNMIK/DIR/2000/10
9 MAJ
2000
ZBATIMIN
E RREGULLORES NR. 1999/22 MBI REGJISTRIMIN DHE VEPRIMIN E ORGANIZATAVE
JOQEVERITARE NĖ KOSOVĖ
Pėrfaqėsuesi Special i
Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Ne pajtim me autorizimet qė i janė dhėnė atij me nenin 6 tė Rregullores
sė UNMIK-ut nr. 1999/22 tė datės 15 nėntor 1999 mbi Regjistrimin dhe Veprimin e
Organizatave Joqeveritare nė Kosovė,
Shpall
kėtė urdhėresė administrative:
Neni
1
Regjsitrimi
1.1. Nė
pajtim me neni 4 tė Rregullores sė UNMIK-ut nr. 1999/22 tė datės 15 nėntor
1999, OJQ-ja ia parashtron kėrkesėn pėr regjistrim
UNMIK-ut me qėllim qė tė veprojė si person juridik nė Kosovė. OJQ-tė tė cilat nuk kėrkojnė tė veprojnė si persona juridikė nė
Kosovė nuk duhet tė regjistrohen.
1.2. Nė
pajtim me nenin 4.3 tė Rregullorės nr. 1999/2 tė UNMIK-ut,
OJQ-ja e cakton pėrfaqėsuesin e autorizuar nė Kosovė, i cilit duhet tė jetė i
moshės madhore. Tė gjitha kėrkesat pėr regjistrim
duhet ti nėnshkruajė pėrfaqėsuesi i autorizuar i OJQ-sė.
1.3. Kėrkesat
pėr regjistrimin e OJQ-ve i dorėzohen dhe i pranon Njėsia e UNMIK-ut pėr
Ndėrlidhje tė OJQ-ve nė zyret tė cilat gjenden nė vende tė caktuara tė zyrave
qendrore tė UNMIK-ut. Vendimet e regjistrimit i bėnė Njėsia e
UNMIK-ut pėr Ndėrlidhje tė OJQ-ve. Numrat e
regjistrimit i cakton Njėsia e UNMIK-ut pėr Ndėrlidhje tė OJQ-ve.
Neni 2
2.1. Tė gjitha dokumentet e parashtruara tė OJQ-sė, qė mbėshtesin
kėrkesėn e regjistrimit, shkruhen nė gjuhėn angleze, shqipe ose serbishte.
2.2. Pavarėsisht nga 2.1. i kėsaj urdhėrese administrative, dokumentet e parashtruara
nga ndonjė OJQ e jashtme apo ndėrkombėtare, sipas nenit 4.3 (b) tė Rregullorės
nr. 1992/22 tė UNMIK-ut, tė cilat dėshmojnė se ajo vepron si
person juridik nė njė shtet tjetėr, dorzohen nė gjuhėn e tyre burimore, bashkė
me njė pėrkthim nė gjuhėn angleze. Nėse pėrkthimi nuk ėshtė i vėrtetuar,
pėrfaqėsuesi i autorizuar i OJQ-sė nė Kosovė duhet tė vėrtetojė saktėsinė e
pėrkthimit duke nėnshkruar pėrkthimin nė gjuhėn angleze. Ēfarėdo
dallimi i qenėsishėm apo mashtrues mes origjinalit dhe pėrkthimit jozyrėtar
ėshtė shkak pėr ta anuluar regjistrimin e organizatės.
Neni 3
Kėrkesat poltėsuese pėr regjistrim
3.1. Pėrveē shkaqeve pėr
refuzimin e regjistrimit tė pėrcaktuara nė nenin 5 tė Rregullorės nr. 1999/22
tė UNMIK-ut tė datės 15 nėntor 1999, UNMIK-u mund ta refuzojė kėrkesėn pėr
regjistrim nėse organizata e cila kėrkon regjistrim ka ndonjė emėr apo akronim
(emėrtim me iniciale), i cili mund tė shkaktojė huti nė publik.
3.2. Statutet e organizatave tė
cilat kėrkojnė tė regjistrohen, duhet tė pėrmbajnė rregulla dhe procedura tė
qeverisjes interne tė cilat janė nė pajtim tė plotė me parimet demokratike dhe
tė cilat konfirmojnė se organi mė i lartė qevėrisės i shoqatės apo fondacionit
ėshtė kuvendi i anėtarėve apo kėshilli i drejtorėve, sipas rastit.
Neni 4
Refuzimi kėrkesave
4.1. UNMIK-u ia
lėshon OJQ-sė certifikatėn e regjistrimit ose vendimin me shkrim pėr refuzimin
e regjistrimit brenda njė afati prej gjashtėdhjetė (60) ditėsh pas marrjes sė
kėrkesės pėr regjistrim, pėrveē rasteve kur gjatė periudhės sė njėjtė kohore
UNMIK-u kėrkon me shkrim informata apo sqarime plotėsuese.
4.2. Nėse UNMIK-u kėrkon me
shkrim informata apo sqarime plotėsuese pėr ndonjė kėrkesė tė regjistrimit,
periudha kohore prej gjashtėdhjetė (60)
ditėsh, brenda sė cilės UNMIK-u duhet ta
lėshojė certifikatėn e regjistrimit ose vendimin me shkrim me tė cilin
refuzohet regjistrimi, nuk do tė llogaritet nga dita e parashtrimit tė kėrkesės
me shkrim. Pas marrjes sė informatave apo sqarimeve plotėsuese tė kėrkuara,
UNMIK-u e lėshon certifikatėn e regjistrimit ose vendimin me shkrim pėr
refuzimin e regjistrimit brenda (a) numrit tė ditėve tė mbetura nga periudha e
mėparshme kohore prej gjashtėdhjetė (60) ditėsh e paraparė pėr lėshimin e
certificates; ose (b) katėrmbėdhjetė (14) ditė pas marrjes sė informatve apo
sqarimeve poltėsuese, cilado periudhė qė ėshtė mė e gjatė.
4.3. Ēdo vendim i Njėsisė sė
UNMIK-pėr Ndėrlidhje tė OJQ-ve, me tė cilin refuzohet regjistrimi i njė OJQ-je,
do tė shqyrtohet nga ana e Komisionit Shqyrtues, qė pėrbėhet nga tre anėtarė
pėrfaqėsues tė shtylave tė UNMIK-ut pėr Administratė Civile, pėr Rindėrtim dhe
Krijimin e Institucioneve, pėr tė vėrtetuar vlefshmėrinė e shkaqeve tė
refuzimit dhe pajtueshmėrinė e tij me Rregullorėn nr. 1999/22
tė UNMIK-ut dhe me kėtė udhėzim administrativ. Mjaftojnė dy vota nga tre anėtarėt e komisionit pėr ta ndryshuar
vendimin e Njėsisė pėr Ndėrlidhje tė OJQ-ve. Nėse regjistrimi
refuzohet, UNMIK-u, nė vendimin e tij me shkrim, duhet ti shėnojė arsyet
specifike nė bazė tė sė cilave ėshtė refuzuar regjistrimi.
4.4. UNMIK-u mund ta pezullojė ose anulojė
regjistrimin nė rast tė shkeljes sė cilisdo dispozitė tė kėsaj urdhėrse
administrative. Perveē rasteve tė shkeljeve serioze, tė cilat mund tė paraqesin
kėrcėnim pėr publikun, UNMIKU-u e njofton me shkrim OJQ-nė pėr atė shkelje dhe
pėr mundėsinė qė tė pėrgjigjet para se ta pezullojė ose anulojė regjistrimin.
Neni 5
Kushtet e raportimt pėr veprimatritė financiare dhe
aktivitetet
e OJQ-ve me status mirėbėrės shoqėror
5.1. OJQ-tė, cilave u ėshtėlejuara statusi
organizatės mirėbėrėse shoqėrore, sipas nenit 10 tė Rregullorės sė UNMIK-ut nr.
1999/22, duhet ti dėrgojnė UNMIK-ut raport vjetor lidhur me veprimatrinė dhe
aktivitetin e tyre brenda Kosovės pėr atė vit. Raportet
dorėzohen deri mė 31 mars pėr ēdo tė vit tė vitit pėr tė cilin paraqitet
raporti qė mbaron mė 31 dhjetor tė vitit parparak. Raportet
vjetore i dorėzohen Njėsisė sė UNMIK-ut pėr Ndėrlidhje tė OJQ-ve.
5.2. Si dispozitė kalimtare, pėrveē kėrkesave tė
pėrcaktuara me nenin 5.1. tė kėsaj urdhėrese
admistrative, OJQ-tė tė cilat kanė fituar status tė organizatės mirėbėrėse
shoqėrore duhet tia dorėzojnė UNMIK-u njė raport provizor deri mė 30 qershor
2000 lidhur me funksionimin dhe veprimtarinė e tyre nė Kosovė deri mė 31 mars
2000, raport i cili duhet tė pėrfshijė pjesėt e pėrmendura nė nenin 5.4 tė
kėsaj urdhėrese administrative.
5.3. Raportin vjetor duhet ta nėnshkruajė
pėrfaqėsuesi i autorizuar i OJQ-sė. Duke nėnshkruar
raportin vjetor, pėrfaqėsuesi i autorizuar e paraqet atė nė bazė tė informatave
tė cilat organizata i ka nė dispozicion, duke dėshmuar me kėtė se tė gjitha
deklaratat nė raport janė tė vėrteta dhe tė sakta.
5.4.
Raporti vjetor pėrbėhet nga kėto tri pjesė vijuese:
(i)
Pjesa pėr menagjment dhe administratė
(ii)
Raporti pėr
aktivitete dhe tė arritura
(iii)
Deklaratat financiare
5.5.
Pjesa pėr Menagjment dhe Administratė duhet tė
pėrmbajė:
5.6.
(a) emrin,
akronimin (emėrtimin me iniciale), adresėn, numrin e telefonit, numrin e faksit
dhe adresėn elektronike (e-mail) tė OJQ-sė;
(b) emrin e zyrtarit kryesor
ekzekutiv (p.sh. pėrgjegjės apo drejtor ekzekutiv);
(c) emrat e anėtarėve tė
kėshillit tė drejtorėve (nėse ekziston), si dhe emrat e titujt e tė gjithė
nėpunėsve.
5.6.
Raporti i aktiviteteve dhe tė arriturave duhet tė pėrfshijė:
(a)
njė deklaratė pėr misionin dhe qėllimin mirėbėrės
shoqėror tė OJQ-sė;
(b)
identifikimin
e programeve kryesore dhe aktiviteteve qė kanė pėr qėllim realizimin e atyre
programeve. Deklarata duhet tė jetė e mjaftueshme pėr tė dėshmuar mėnyrėn si
organizata i realizon qėllimet e veta mirėbėrėse shoqėrore pėrmes aktiviteteve
tė veta.
(c)
njė deklaratė
pėr arritjet kryesore tė programeve;
(ē) nėse OJQ-ja
merrė pėrsipėr aktivitete tė tjera pėrveē atyre qė shkojnė nė dobi tė
shoqėrisė, siē ėshtė pėrcaktuar me Rregullorėn nr. 1992/22 tė UNMIK-ut, atėherė
lypset edhe njė deklaratė e cila i pėrshkruan ato aktivitete;
(d)
njė vėrtetim se OJQ-ja nuk ka
mbeldhur fonde dhe nuk ka bėrė fushatė pėr pėrkrahjen partive politike apo pėr
emėrimin dhe zgjedhjen e kandidatėve nė dėtyra tė ndryshme publike, apo pėr
regjistrimin dhe pėrkrahjen e kandidatėve tė emėruar apo tė zgjedhur nė
funksione publike gjatė periudhės pėr tė cilėn raportohet.
(dh) OJQ-ja qė ėshtė e angazhuar nė aktivitete
mirėbėrėse shoqėrore, nė lėmin e arsimit apo tė shėndetėsisė, dorėzon edhe njė
deklaratė pėr:
(i)
llojin e personave dhe grupeve tė varfura tė cilėt i shėrben;
(ii) llojet e dobive qė organizata u ofron personave dhe grupeve
tė njerėzve tė varfur dhe
(ii) njė vėrtetim se ato dobi
ofrohen falas apo sė paku mė lirė se vlera e tyre nė treg ;
(e) OJQ-ja e cila angazhohet nė
aktivitete mirėbėrėse shoqėrore nė sferėn e zhvillimit ekonomik, dorėzon edhe
njė deklaratė pėr llojin personave tė varfur apo grupeve qė u shėrben;
5.7. Deklaratat fianciare pėrgatitėn nė formularė tė cilėt i siguron
UNMIK-u, ose nė aso formularė qė ofrojnė tė dhėna tė njėjta dhe tė cilėt
pėrmbajnė, sė paku:
(a) njė
fletėbilanc, ku shihen pasuria dhe pėrgjegjėsitė financiare tė organizatės,
(b) njė
deklaratė pėr tė hyrat ku shihen tė hyrat dhe tė dalat e OJQ-sė.
5.8. UNMIK-u mund ta lirojė plotėsiht apo pjesėrisht ndonjė OJQ sa i pėrket kushteve tė dorėzimit tė raportit vjetor, nėse
kushtet e tilla mund ti shkatojnė vėshtirėsi OJQ-sė.
5.9. Deklaratat financiare pėrgatitėn pėr periudhėn prej njė viti, 90
ditė para mbarimit tė datės 31 mars.
5.10. Deklaratat financiare tė pėrgatitura dhe tė
dorėzuara nga OJQ-tė lokale, me tė hyra vjerore ose me shpenzime mbi 100,000 DM
dhe nga OJQ-tė ndėrkombėtare me tė hyra ose shpenzime vjetore pėr veprimytarinė
dhe aktivitetin e tyre brenda Kosovės mbi 25,000 DM, duhet tė pėrmbajnė edhe
njė mendim tė nėnshkruar nga njė revizor i pavarur, se a preznetojnė deklaratat
e paraqitura financiare nė mėnyrė tė drejtė tė gjitha aspektet materiale dhe
pozitėn financiare tė organizatės pėr atė periudhė raportimi.
5.11. Raporti vjetor duhet tė pėrfshijė (a) njė
deklaratė e cila i veēon tė gjitha deklaratat pėrveē pagesės sė rrogave dhe
fitimeve tė punonjėsve tė OJQ-sė, siē janė nėpunėsit, drejtorėt, punonjėsit,
apo anėtarėt e familjes sė tyre, apo organizatat anėtare tė OJQėsė, duke
pėrfshirė pėrshkrimin e personave tė angazhuar nė kryerjen e punės, natyrėn e
punės dhe rrethanat e kėmbyera ndėrmjet OJQ-sė dhe palės tjetėr nė kryerjen e
asaj pune, ose (b) njė vėrtetim se veprimet e tilla nuk janė bėr gjatė
periudhės pėr tė cilėn raportohet.
5.12. Raportet e dorėzuara
nė pajtim me kėtė urdhėresė administrative, mund ti vėhen nė dispozicion
publikut nė njė vend tė caktuar qendror gjatė orėve tė rregullta tė orarit tė
punės, tė cilin e pėrcakton Njėsia e UNMIK-ut pėr Ndėrlidhje tė OJQ-ve. OJQ-ja ka mundėsi ti veēojė informatat apo pasurinė tė cilėn ajo e
konsideron konfidenciale nė raportin e saj dhe tė kėrkojė qė UNMIK-u tia
fshijė ato tė dhėna para se raporti tė bėhet publik. Informatat
apo pasuria e cila mund tė konsiderohet konfidenciale pėr qėllime tė kėtij
udhėzimi administrativ pėrfshijnė informatat personale ose financiare tė
punonjėsve tė organizatės. OJQ-ja duhet ta dorėzojė
njė kėrkesė pėr fshirje tė informatave tė kėtilla atėherė kur kjo kėrkohet nė
raport. Kėrkesės pėr fshirje UNMIK-u i pėrgjigjet me shkrim brenda afatit prej tridhjetė (30) ditėsh pas dhėnies sė
kėrkesės.
5.13. OJQ-sė e cila nuk e dorėzon
raportin e kėrkur sipas kėtij udhėzimi administrativ brenda
afatit tė pėrcaktuar me nenin 5.1, apo dorėzon raport tė mangėt, i lėshohet
vėrejtja me shkrim pėr njė dėshtim tė tillė. OJQ-ja i dorėzon raportet qė
mungojnė ose raportet e mangėta brenda afatit prej
tridhjetė (30) ditėsh nga dita e marrjes sė njoftimit. Nėse OJQ-ja dėshton ta
bėjė kėtė brenda afatit prej tridhjetė (30) ditėsh nga
data e marrjes sė njoftimit, tė gjitha beneficionet e statustit mirėbėrės
shoqėror tė asaj OJQ-je i ndėrpriten.
5.14. OJQ-ja e cila nuk i dorėzon
raportet qė mungojnė apo raportet e mangėta brenda
afatit prej tridhjetė (3) ditėsh, nė pajtim me nenin 5.13 i lėshohet njė
vėrejtje pėrfundmitare me tė cilėn kėrkohet qė raportet e tilla tė dorėzohen
brenda tridhjetė (30) ditėsh. Dėshtimi pėr ti dorėzuar rapoprtet qė mungojnė
apo raportet e mangėta brenda afatit kohor prej
tridhjetė (30) ditėsh do tė jetė shkak pėr humbjen e tė gjitha beneficioneve tė
statusit mirēbėrės shoqėror ditėn e parė pas datės sė fundit tė periudhės kur
OJQj-a e ka dorėzuar raportin.
5.15. OJQ-ja e cila ėshtė
shpėrbėrė ose ka pushuar tė veprojė nė Kosovė gjatė periudhės sė raportimit
duhet ta dorėzojė raportin pėr atė periudhė. Nė raportin e vet OJQ-ja e shėnon
datėn e shpėrbėrjes, kushtet nė tė cilat ka ndodhur dėshtimi, sasia e mjeteve
tė mbetura financiare pas shpėrbėrjes, natyra apo sistemimi i parashikuar i
atyre mjeteve dhe si ėshtė kryer vendimi pėr sistemimin e atyre mjeteve (p.sh.
nė bazė tė dispositave tė statutit tė organizatės, vendimit tė organit tė saj
mė tė lartė qeverisės apo nga UNMIK-u).
Neni 6
Lirimi nga dogana, akciza
dhe taksa e shitjes
6.1. Varėsisht nga kufizimet e pėrcaktuara nė neni 6.2 tė kėtij udhėzimi administrativ, OJQ-ja e cila e ka
statusin e organizatės mirėbėrėse shoqėrore, sipas nenit 10 tė Rregullores nr.
1999/22 tė UNMIK-ut do tė lirohet nga dogana, akciza dhe taksa e shitjes pėr
mallėrat e imortuara, sipas kėtyre kushteve:
(a) Mallrat qė shpėrndahen falas personave apo grupeve tė njerėzve
tė varfėr; ose
(b) Mallrat qė pėrdorėn nga OJQ-ja vetėm pėr tė realizuar qėllimet e
veta pėr ndihmė reciproke shoqėrore.
6.2. Lirimi nga dogana, akciza
dhe taksa e shitjes nuk do tė vlejė pėr karburant dhe prodhimet e karburantėve,
pėr alkohol, etanol, pije alkoholike, verėra tė likernave, verėra, birra, pije
joalkoholike, kafe, cigare, puro dhe puro tė holla dhe prodhimet e tjera tė
duhanit. Pėr lirim nga dogana, akciza dhe taksa e shitjes qė ka tė bėjė me
karburantėt dhe prodhimet e karburantėve, siē ėshtė pėrcaktuar nė nenin 1.1.1 tė
Urdhėresės Administrative nr. 1999/01 tė UNMIK-ut tė datės 31 gusht 1999 mbi
Zbatimin e Rregullores nr. 1999/3 tė UNMIK-ut tė datės 31 gusht 1999 mbi
Themelimin e Doganės dhe Shėrbimeve tė Tjera nė Kosovė, neni 1.2(d) i
Urdhėresės Administrative nr. 2000/01 tė UNMIK-ut i 22
janarit 2000 mbi Zbatimin e Rregullores nr. 200/2 tė
UNMIK-ut mbi Taksat e Akcizės nė Kosovė dhe nė nenin 1.2(d) tė Urdhėresės
Administrative nr. 2000/02 tė UNMIK-ut tė datės 22 janar 2000 mbi Taksėn
e Shitjes nė Kosovė, OJQ-tė duhet tė marrin
pėlqim paraprak nga Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut pėr njė lirim tė tillė
tė organizatės e cila ka status mirėbėrės shoqėror, pėr ēdo dėrgesė apo mall tė
transportuar.
6.3. Ngarkesat dhe dėrgesat
e mallrave qė pėrjashtohen sipas kėtij neni pėrcillen me njė formular tė
plotėsuar qė konfirmon lirimin e tyre. Formularėt e numėrtuar
i lėshon Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut dhe mund tė merren nga Dogana qė gjendet
nė Rrugėn e Leninit nė Prishtinė. Formularėt e tillė do tė kushtojnė nga
0,50 DM secili.
6.4. OJQ-ja qė merrė
ngarkesėn apo dėrgesėn a mallit duhet ta plotėsojė pjesėn A tė formularit pėr
lirim nga dogana para se tia dorėzojė formularin furnizuesit, i cili duhet ta
plotėsojė pjesėn B tė formularit pėr lirim nga dogana. Shėrbimi
i Doganės sė UNMIK-ut do ti pranojė vetėm formularėt pėr lirim tė pjesės B nė
origjinal.
6.5.
Formulari i lirimit, kopjet e faturės dhe lista e mallėrave (siē ėshtė
pėrshkruar nė Convention Relative au Contract de Transport International de
Merchendise par Route (CMR) dhe ēfarėdo listė(ash) paketimi do tė merrėn nga
ana e Shėrbimit Doganor tė UNMIK-ut nė vendkalimet e autorizuara kufitare ose
nė zyrat pėr pagimin e tatimit.
6.6.
Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut e ruan tė drejtėn pėr ti kontrolluar
ngarkesat apo dėrgesat humanitare. Mallėrat e padeklaruara apo tė deklaruara
rrejshėm (duke pėrfshirė deklaratat mashtruese pėr vlerėn e mallit) do tė
tatohen dhe trajtohen si shkelje doganore). Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut do ta
informojė Administratėn Civile tė UNMIK-ut pėr ēfarėdo shjkelje ligjore.
UNMIK-u mund tia anulojė statusin pėr ndihmė reciproke shoqėrore OJQ-sė nė
rast tė shkeljeve tė kėsaj dispozite.
6.7. Shėrbmi Doganor i
Unmikut e ruan tė drejtėn tė bėjė verivikime a posteriori (tė mėvonshme) lidhur
me destinimin dhe pėrdorimin e ngarkesave dhe dėrgesave tė liruara sipas kėtij
neni. OJQ-tė duhet ta ruajnė pėr njė periudhė prej tri (3) vitesh
dokumentacionin dhe provat tjera pėr mallin e importuar, pėr destinimin dhe
pėrdroimin e tij. Verifikimet a posteriori bėhen nėse
ekziston dyshimi i arsyeshėm se ka ndodhur shkelja, ose nė bazė tė zgjedhjes sė
drejtė tė bėrė kuturu. Nėse kontrollimet a posteriori
tregojnė se ka pasur mashtrim apo shkelje doganore, OJQ-ja detyrohet ta paguajė
tatimin dhe taksat sikur ato mallra tė ishin importuar nė mėnyrė komerciale
dhe, veē tjerash, edhe dėnimet qė vlejnė pėr shkeljet doganore.
Neni 7
Hyrja nė fuqi
Kjo urdhėresė administrative
hyn nė fuqi mė 9 maj, 2000.
Bernard Kouchner
Pėrfaqėsues
Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm