Të
pesë Qendrat informative të bashkësive (QIB) –
nga një për secilin rajon administrativ, fillimisht u themeluan
nga Trust Fondi i OKB-së për Siguri Njerëzore përmes
një donacioni nga qeveria dhe populli i Japonisë. Tani ato
tërësisht janë integruar në Zyrën për
shtyp të Sektorit të UNMIK-ut për Informim Publik. Secila
qendër ka nga dy asistentë për informim, të cilët,
ndër detyrat e tjera, i kontribuojnë fletushkës mujore
të UNMIK-ut në gjuhën serbe, “Danas i sutra”
(Sot dhe nesër). Kjo fletushkë e popullarizuar në 12
faqe paraqet ngjarjet më të rëndësishme për
bashkësitë pakicë në Kosovë në mënyrë
objektive dhe të paanshme. “Danas i sutra”, si produkt
kryesor i Qendrave informative të bashkësive, ka treguar se
është e rëndësishme për bashkësitë
e izoluara, për të kthyerit apo për personat e zhvendosur
brenda vendit, të cilët kërkojnë më tepër
informata në terren.